English

Kryebashkiaku, plan me Policinë për të vendosur kamera përgjimi në Prishtinë

Prishtinë, 18 Gusht NOA - Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dr Isa Mustafa ka zhvilluar një takim kokë më kokë me drejtorin e rajonal të Policisë së Kosovës, z. Emin Beqiri, për të arritur një pakt mbi vënien e kamerave përgjuese në kryeqytet, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kreut Mustafa i cili pas bisedës tha se "bashkëpunimi i mirë në mes të komunës dhe PK-së është thelbësor për mirëqenien qytetarëve".

Kryetari i Prishtinës, tregoi se gjatë takimit me drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës, z. Emin Beqiri, u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në qytet, pas disa grabitjeve që janë bërë në disa banka të qytetit.

"Në këtë linjë, kryetari Mustafa dhe z. Beqiri u dakorduan që bashkërisht me bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucioneve të tjera financiare të shikojnë mundësinë e vendosjes së kamerave në pikat kyçe të qytetit", - konfirmoi për agjencinë NOA, zyra për media e Komunës së Prishtinës.

Dy palët, kanë vlerësuar se vënia e kamerave, do të sillte monitorimin jo vetëm të gjendjes në trafik por edhe të nivelit të sigurisë në qytet që për pasojë, do të ishte më i lartë.

***

Sakaq, temë tjetër e diskutimit në mes të kryetarit Mustafa dhe drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, z. Beqiri ishte edhe rregullimi i komunikacionit në qytetit.

Kryetari Mustafa dhe z. Beqiri theksuan se për momentin për shkak të ndërtimeve që po bëhen në rreth rrotullimin në kryqëzimin e rrugëve Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, qarkullimi i automjeteve në qytet është vështirësuar dukshëm.

Kryetari Mustafa dhe z. Beqiri theksuan se do të kërkojnë nga Ministria e Transportit që në mënyrë të përbashkët punojnë në gjetjen e rrugëve alternative për qarkullimin e automjeteve deri sa të përfundojnë punimet në këtë rreth rrotullim.Â

/a.b/e.n/NOA/

KOMENTE