English

Kufiri Shqipëri-Greqi në Kakavijë, sa shtetas kanë hyrë dhe dalë

Kakavijë, 19 Gusht NOA Update - Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit të kontrollit kufitar Kakavijë vazhdon të jetë i lartë fluksi i ardhjes së emigrantëve për pushime në vendin tonë, por edhe fluksi i kthimit të tyre për ne vendet e punës.

Gjatë ditës së sotme kanë hyrë për në Shqipëri 5 600 shtetas dhe 1 350 automjete dhe 32 autobuzë, ndërsa kanë dalë për në shtetin grek, 4 120 shtetas, 700 automjete dhe 38 autobuzë.

Kurse gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, kanë hyrë 6 700 shtetas dhe 1 740 automjete dhe kanë dalë 6 500 shtetas dhe 1 650 automjete.

Pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe 6 në dalje ndërsa pala greke punon me 3 sportele në dalje për në Shqipëri dhe 4 sportele për në hyrje për në Greqi.

Autoritetet konfirmuan për agjencinë NOA se "radhë nuk ka as në hyrje dhe as në dalje".

Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, tha sot se ajo ka marrë masa për t'u krijuar lehtësirat e mundshme ligjore emigrantëve dhe turistëve të huaj, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

Megjithëse fluksi i kthimit të emigrantëve krahasuar me një vit më parë është shumë më i madh, në sajë të masave të marra në këtë pikë kontrolli kufitar gjatë gjithë sezonit, janë shmangur radhët e gjata.

Edhe në drejtim të goditjes së trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore që mund të zhvillohen nëpërmjet pikave të kontrollit kufitar apo nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek duke përfituar edhe nga fluksi i madh i emigrantëve, Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, kanë shtuar shërbimet duke intensifikuar kontrollet për të goditur ndonjë trafik të mundshëm të lëndëve narkotike apo të qenieve njerëzore.

Më poshtë mund të shihni statistikat e sezonit veror 2009 krahasuar me sezonin veror 2008:

Nt

Aktiviteti

2008

2009

Qershor

Korrik

Gusht

Shuma

Qershor

Korrik

Gusht

Shuma

H Y R J E

1

Shtetas shqiptarë

51304

86689

113334

252.327

64848

93362

116908

275118

2

Shtetas të huaj

4126

6149

6523

16.798

6663

7584

7877

22.124

3

Mjete Shqiptare

13955

20405

29125

70.485

17674

24223

30253

72150

4

Mjete të huaja

1241

1569

1268

4.078

1798

2597

2227

6622

Të dhënat u ofruan për agjencinë NOA, nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

/v.d/e.l/NOA/

KOMENTE