Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Martesat gay, Kisha Orthodokse: I lutemi Perëndisë të ndriçojë mendjet e deputetëve
English

Martesat gay, Kisha Orthodokse: I lutemi Perëndisë të ndriçojë mendjet e deputetëve

"Sa herë janë bërë eksperimente duke krijuar ligje në kundërshtim me ligjet e përjetshme të Perëndisë, ato kanë çuar në katastrofa të mëdha njerëzore dhe shoqërore"

Tiranë, 18 gusht NOA - Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke kundërshtuar fort martesat brenda gjinisë që janë projektuar të ligjërohen në Parlament pas propozimit të Berishës, tha sot se i lutej Zotit të ndriçojë mendjet e deputetëve.

"I lutemi Perëndisë që të ndriçojë mendjet e tyre që të marrin vendimet e duhura dhe të drejta për të mbrojtur familjen dhe shoqërinë tonë të brishtë", - thuhet në reagimin zyrtar që vjen nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, mbi Projektligjin për "martesa" ndërmjet personave të së njëjtës gjini.

Thoma Dhima, zëdhënës i KOASH, tha sot për agjencinë e lajmeve NOA se "Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij të thellë për projektligjin që do të paraqitet nga qeveria në Kuvendin e Shqipërisë,

me anë të të cilit do të kërkohet legalizimi i "martesave" brenda së njëjtës gjini.

Sinodi kujton faktin se në çdo shoqëri dhe kulturë njerëzore, martesa ka qenë gjithmonë ndërmjet burrit dhe gruas.

Në veçanti martesën e institucionalizoi Shkrimi i Shenjtë dhe rëndësinë dhe shenjtërinë e saj e thekson Kisha për njëzetë shekuj me radhë. Ajo përbën themelin e shoqërisë dhe të rendit njerëzor.

Sinodi kujton edhe faktin se sa herë janë bërë eksperimente duke krijuar ligje në kundërshtim me ligjet e përjetshme të Perëndisë, ato kanë çuar në katastrofa të mëdha njerëzore dhe shoqërore.

"Për këto arsye e ndiejmë për detyrë të shprehim kundërshtinë e hapur të Kishës Orthodhokse ndaj këtij Projektligji dhe i bëjmë thirrje atyre që kanë përgjegjësinë për legjislacionin e këtij vendi dhe u kërkojmë që të tregojnë përgjegjshmëri në lidhje me

të ardhmen e shoqërisë sonë. I lutemi Perëndisë që të ndriçojë mendjet e tyre që të marrin vendimet e duhura dhe të drejta për të mbrojtur familjen dhe shoqërinë tonë të brishtë", - përfundon deklarata e Sinodit.

/a.k/e.l/NOA/

Lexoni më shumë mbi këtë argument:

Berisha pro martesave gay, flasin OJF-të: Nuk i kemi kërkuar, s'i kemi as në draft

Ligji "Berisha" për martesat gay, bën xhiron e mediave nëpër botë

Martesat gay, si Kodi i Familjes ndalon ligjin e prezantuar nga Berisha

Komentoni zhvillimet mbi "martesat gay"
KOMENTE