Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër pelegrinazh në Tomor, policia e Skraparit merr masa për sigurinë rrugore
English

Nesër pelegrinazh në Tomor, policia e Skraparit merr masa për sigurinë rrugore

Skrapar, 18 gusht NOA-Policia e Skraparit do të pezullojë nesër lëvizjet e mjeteve të rënda në disa akse rrugore që lidhin fshatrat me malin Tomor, vendi ku bektashinjtë do të zhvillojnë pelegrinazhin.

Në festën e përvitshme fetare, ku mijëra qytetarë nga i gjithë vendi i drejtohen vendit të shenjtë, policia ka urdhëruar një ditë para masa të rrepta ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë. Në komunikatën për shtyp të departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit në njoftohen qytetarët se:

nuk do të lejohen të qarkullojnë mjete me kapacitet mbi 3.5 ton (mallrash), si dhe mjete transporti udhëtarësh me kapacitet mbi 20 vende, në akset rrugore Çorovodë-Teqe e Kulmakut, Poliçan-Novaj-Teqe e Kulmakut, si dhe Zona e Tomoricës, Gjethës-Teqe e Kulmakut. Policia i bën thirrje qytetarëve të respektojnë këtë rregullore për të siguruar një qarkullim sa më normal të mjeteve.

m.i/NOA

Â

KOMENTE