English

Pakistan, arrestohet një zëdhënës i lartë i Talibanit

Islamabad, 18 gusht NOA-Ushtria ka arrestuar një person që ata besojnë të jetë zëdhënësi kryesor i Talibanit në Pakistan, Maulvi Omar.

Ata shtuan se Maulvi Omar u kap ndërsa po udhëtonte me makinë në një zone klanore pranë kufirit me Afganistanin.

Autoritetet pakistaneze thanë se Maulvi Omar u kap në rajonin e Mohmandit në Pakistanin veriperëndimor, pranë kufirit afgan.

Arrestimi i tij do të shihet si një tjetër sukses i ushtrisë pakistaneze.

Ai pason ofensivën e gjerë ushtarake kundër talibanëve ne Sëat dhe Islamabad dhe pretendimin e Uashingtonit se udhëheqësi i Talibanit Baitullah Mehsud u vra në një sulm amerikan në Uaziristanin jugor më herët këtë muaj.

Maulvi Omar ishte ndihmës i lartë i udhëheqësit Baitullah Mehsud dhe Pakistani po shpreson se largimi i figurave kryesore do të çorganizojë talibanin.

Por infrastruktura nëpërmjet të cilës militantët janë rekrutuar dhe trajnuar si dhe problemet komplekse të vendit.

m.i/NOA

KOMENTE