Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkarravitjet e të porsalindurve
English

Shkarravitjet e të porsalindurve

Prej ‘Newborn'-it shprehja e shpresave u shndërrua në fjalë të mëdha të mësuara përmendsh nga të porsalindurit kryesorë. Këta sot janë duke kaluar shkollën dhe sillen me ne sikur ne të ishim të porsalindurit, me do fjalë si "në një të ardhme të afërt", "shumë shpejt" etj., ata mendojnë se na e flenë mendjen, që i hamë këto fjalë dhe që ne nuk po e shohim se ata po rrejnë!

Bekim Sadiku

Së voni më pyeti fëmija im diçka që shumë prindër kanë pasur si sfidë për t'u përgjigjur: "Babi, ku isha unë para se me qenë?". I zënë ngushtë papritmas, u përgjigja: "S'ka rëndësi, vogëlushja ime, kryesorja është ku je ti sot!".

Të dy gjendeshim para germave të ‘Newborn'-it dhe ia dhashë asaj një laps, sa për t'ia çuar vëmendjen tjetërkund, larg pyetjeve të dhimbshme… "E dashur, vizato çka të duash aty, shprehe identitetin tënd!". Ajo u entuziazmua, shkoi drejt përmendores sonë të përjetshme, vrapoi rreth germave të hekurta, i godiste vende-vende si për të gjetur një fshehtësi brenda, një diçka të pathënë...

Por kur u ndal së godituri u duk pak e zhgënjyer, ndoshta prej tingëllimit bosh që dilte nga germat. E qetësova: "Mos kërko diçka brenda, vogëlushja ime, kryesorja është kuptimi i thellë i fjalës. ‘Newborn'-i premton shumë të mira për të ardhmen tënde, ndërsa germat ndaras s'kanë përmbajtje!". - "Atë e kuptova, babi, por në sipërfaqe s'ka lënë vend askush për ta shkruar emrin tim!", - shtoi ajo duke u ankuar. E qetësova: "Do ta gjejmë një vend, moj bijë, mos u bëj tekanjoze, hip në shpatullat e mia dhe nënshkruaj në sipërfaqen e sipërme!". "Babi, është e pakuptimtë, askush s'do ta shohë aty emrin tim, përveç diellit dhe shiut!", më tha me një zemërim të përzier me zhgënjim, ndërsa mua pak po m'i ngrinte nervat. Pastaj duket se i pëlqeu O-ja sepse kishte mundësi të ulej aty. U rehatua duke u zhytur në mendime të thella, me sy drejt qiellit, dhe me lapsin në dorë ose nëpër buzë, si për të thënë diçka që s'mundte të shkruante.

Ndërkohë kaloi zhurmshëm një konvoj zyrtar i pushtetit tonë të porsalindur duke ngritur lart pluhurin e qytetit. Aq shumë sa reja e ndotur e pushtoi krejt sheshin në një mjegull ngulfatëse. Mezi mora frymë. Më në fund u ndala së kollituri dhe së mallkuari krejt këto ndërtime të egra banesash dhe rrugësh që na shkaktojnë kaq shumë dëme për hir të të pasurve të porsalindur.

Mandej e dallova buzë rrugës një turmë fëmijësh dhe të rriturish të cilët shkundnin së bashku dhe me një fanatizëm të ngjashëm do flamuj kosovaro-kombëtarë, por sidomos të Dajës Sami dhe gati aspak të Evropës. Me sa duket, një zyrtar i lartë i përtej oqeanit, ose një konvoj ahtisarian, po shkelte vendin tonë. Në fakt, i vura re vetëm pllakatet që shkruanin ‘Welcome!', ndërsa për një sekondë i pashë do surrate të armatosura përmes xhamave dhe me sjellje kërcënuese, dhe mendova : "Ku është rreziku nëse e presim një mik?".Â

Po kthehem te vogëlushja ime dhe ja ku e kam. Me sa duket, nuk i bëri përshtypje konvoji i mysafirit të shtrenjtë. Ajo rri me këmbë para germës W, dhe më pyeti: "Babi, si shqiptohet shqip kjo germë?". "Nuk e di, vajza ime, por po të duash, shko te B-ja si bebja që nuk je më!", - iu përgjigja duke qeshur pakëz prej zgjuarsisë së saj që më mban gjallë. Vërtet, pyetjet e saj m'u dukën aq shumë të mençura sa janë të shëmtuara dhe boshe germat që kinse na simbolizojnë.

Por, mendova në vete, kush janë ata që vendosën ta vënë nën portretin e Bacit Adem një germë aq shumë jo shqip sesa kjo W-ja ? Kush janë ata të porsalindur, ne të gjithë apo vetë ata që vendosën ashtu? Pse e kam këtë ndjenjë që disa e fshehin një pjesë të historisë sonë të qëndresave dhe të vuajtjeve, për ta shtrembëruar dhe përvetësuar atë? Pra, pas gjithë atyre dramave dhe atyre njerëzve që lëmë pas ose anash, u lindëm përsëri? Pa kujtesë?... E putha vajzën time se ajo më tregoi thjesht që disa mashtrues me përcjellësit e tyre të paditur po ma fshehin historinë mua, por edhe vajzës sime. Ia mora lapsin dhe në secilën V të W-së shkrova me të mëdha: ‘TË VËRTETËN'.  Â

Vajza ime më shikoi me habi, por pastaj tha se më kupton:Â "Në germat aq boshe dhe të pakuptimta mund të fshihen vetëm gënjeshtra!".

I kujtova nënshkrimet e para të drejtuesve të vendit tonë të porsalindur, kur, si fëmijë vunë nënshkrimin e tyre te germat e së ashtuquajturës liri. Pastaj krejt ne, populli i mahnitur dhe i verbëruar, vrapuam si tufa për ta shtuar emrin tonë, shenjën, nënshkrimin që supozojmë se mbetet mes nesh. Me kalimin e kohës bëmë poza me aparatin fotografik, por çka duket sot në ato fotografi: një sfond i shëmtuar plot me shkarravitje fëmijësh në këtë sipërfaqe germash të kufizuar, e cila duket sikur na e përkufizon sipërfaqen e lirisë sonë.

Prej ‘Newborn'-it shprehja e shpresave u shndërrua në fjalë të mëdha të mësuara përmendsh nga të porsalindurit kryesorë. Këta sot janë duke kaluar shkollën dhe sillen me ne sikur ne të ishim të porsalindurit, me do fjalë si "në një të ardhme të afërt", "shumë shpejt" etj., ata mendojnë se na e flenë mendjen, që i hamë këto fjalë dhe që ne nuk po e shohim se ata po rrejnë!

Vajza ime më zgjoi prej inatit që gulfonte brenda meje. Ma mori dorën për t'u kthyer në shtëpi, por më pyeti prapë : "Pra, babi, ku isha unë para se me qenë?"… "Vërtet, ka rëndësi edhe kjo, ku ishim, vogëlushja ime, por kryesorja është ku do të jesh ti nesër!", - iu përgjigja me vendosmëri.Â

Mendova: boll me përrallat e të porsalindurve dhe sot është koha për ata që dinë të ofrojnë më shumë se shkarravitje nënshkrimesh. Zgjohu, se të duhet një vizion për të ardhmen tënde! Voto për të Vërtetën! Voto me trurin tënd se ky mendon dhe të përket ty! Voto me lirinë tënde individuale për të zgjedhur! Braktisi të porsalindurit nëse je e rritur!

KOMENTE