Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Divjakë, mbytet një pushues 60-vjeçar
English

Divjakë, mbytet një pushues 60-vjeçar

Divjakë, 19 gusht NOA - Një pushues ka gjetur vdekjen sot në plazhin e Divjakës, pasi mendohet se është mbytur.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme kur disa pushues në plazhin Divjakës kanë konstatuar një burrë rreth 60-vjeç të përpëlitej në ujë.

Ata janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë duke e nxjerrë nga uji dhe më pas e kanë nisur drejt spitalit, por ai ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Në vendngjarje mbërriti policia e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethana e vdekjes së burrit.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se deri më tani nuk dihet identiteti i pushuesit ndërsa trupi i tij i pa jetë u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE