English

Krujë, policia zbulon dy parcela të mbjella me hashash, nën hetim pronari i tokës

Krujë, 19 gusht NOA - Zbulohen dy parcela të mbjella me bimë kanabis sativa në fshatin Cudhi Zall i Krujës.

Në kuadër të operacionit të organizuar për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike Kanabis Sativa në fshatin Cudhi Zall Kruje u ushtrua kontroll nga forcat e policisë dhe janë gjetur dy parcela me 7932 bimë narkotike Kanabic-Sativa.

Burime nga policia thanë se për këtë ngjarje ka filluar procedimi penal në mungesë për 69-vjeçarin Ahmet Xhepi, lindur dhe banues në Cudhi Zall Krujë, pasi dyshohet se është poseduesi i dy parcelave të mbjella me bimë narkotike.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Krujë për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike".

k.k/NOA

KOMENTE