Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Podgorica: Berisha nuk ka pretendime territoriale ndaj Malit të Zi
English

Podgorica: Berisha nuk ka pretendime territoriale ndaj Malit të Zi

Podgoricë, 19 Gusht NOA - Mali i Zi ishte i pari që reagoi pas Tiranës zyrtare, duke thënë sot se ka keqkuptime në deklaratat e Berishës për bashkim të kombit shqiptar dhe heqje të kufijve me Kosovën dhe Malin e Zi.

Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, Vesko Garçeviç mohoi sot që Berisha të ketë folur për heqje kufijsh dhe u përpoq të sigurojë se kryeministri Berisha nuk ka pretendime territoriale ndaj vendit fqinj.

Në këtë kontekst, Garçeviç deklaroi sot se mediat duhet të përmbahen dhe të qëndrojnë të kujdesshme, nga siç tha ai, interpretimi i gabuar i deklaratës së kryeministrit Sali Berisha mbi nevojën e bashkimit të shqiptarëve, që jetojnë në territore të ndryshme. Garçeviç ka kujtuar qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, e cila ka qartësuar se nuk ka pretendime ndaj territorit të Malit të Zi.

Dhe në këtë kuadër, ka thënë se Berisha nuk ka aluduar në Malin e Zi, por se thelbi i deklaratës së tij ka qenë në raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, e ardhmja e përbashkët e Malit të Zi dhe e Shqipërisë "obligohet nga kufijtë që pa dyshim janë të përcaktuar dhe të pandryshueshëm, e të cilët duhet të hapen plotësisht". Pak ditë më parë, Berisha deklaroi se kishte një projekt për heqjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe shtoi se e njëjta gjë do të kërkohet edhe për kufijtë me Malin e Zi. (në fund të shkrimit gjeni prononcimin e plotë).

MPJ e Serbisë

Ministria e Jashtme e Serbisë thirri të ngarkuarin me punë të ambasadës shqiptare në Beograd dhe i komunikoi zemërimin ndaj deklaratës së kryeministrit Sali Berisha disa ditë më parë në lidhje me Kosovën dhe unitetin kombëtar.

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka deklaruar të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd se deklarata të tilla dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

"Ministria e Punëve të Jashtme dënon shumë ashpër deklaratën provokuese të kryeministrit shqiptar, e cila cënon ashpër sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë", thuhej në notën zyrtare. MPJ e Shqipërisë

Burime në MPJ, konfirmuan për Agjencinë e Lajmeve NOA, se palës serbe i është kthyer në mënyrë të menjëhershme përgjigjja dhe Beogradit i është bërë e qartë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë provokimi ndaj Serbisë.

Deklarata vë në dukje se bashkëpunimi mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, bazohet në respektin e ndërsjellë i cili vjen natyrshëm dhe ka për yll polar, integrimin evropian.

Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë, janë të vendosur që të ecin përpara me liberalizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe uljen e barrierave, thuhet në notën pasuese të MPJ shqiptare.

Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë, ndjek në politikën e saj të jashtme, në mënyrë konsekuente objektivat e përbashkëta për integrimin euroatlantik të vendit dhe Republikës së Kosovës, thuhet më tej në reagimin zyrtar të MPJ i cili i ka mbërritur autoriteteve në Beograd.

Republika e Shqipërisë, beson dhe mbështetet fort në idenë se bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, është parakusht për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit, është një tjetër pikë e notës zyrtare.

Republika e Shqipërisë, është e hapur për çdo nismë që synon integrimin rajonal dhe në këtë kuptim, ajo ka aplikuar heqje të njëanshme të regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Serbisë përgjatë sezonit turistik, - thuhet në pikën tjetër të notës zyrtare të qeverisë shqiptare.

Ndërsa evidentohet edhe fakti se në këtë kuadër, me Malin e Zi po aplikohet një pikë e vetme kufitare, duke besuar se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe ideve, është mënyra më e mirë për të ecur drejt integrimit evropian të qytetarëve të rajonit.

Në fund të notës zyrtare të MPJ, nuk harrohet të ftohet edhe Republika e Serbisë, si vend fqinjë, që të bashkëpunohet në drejtim të liberalizimit të lëvizjes.

Deklarata e Berishës, që ndezi debatin

"Marrëdhëniet e mia me zotin Thaçi janë të shkëlqyera dhe ajo që unë dua të shpreh këtu, në projektin e interesit kombëtar, sepse interesi kombëtar është i pari dhe interesi kombëtar i yni pas realizimeve të gjërave më të mëdha siç është pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO, ka projektin e vet për t'u realizuar. Ky projekt konsiston në bashkimin e kombit shqiptar, në zhdukjen e pasojave të ndarjes së padrejtësisë ndër më të mëdhatë që Evropa ka njohur ndonjëherë, ndarjes së tij. Në këtë kontekst, se sapo e them këtë fjalë ndodh që dhe njerëz që rrinë afër meje, thonë se çfarë ka ndërmend ky. Po, kam ndërmend që shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen në trojet e tyre, të ndjehen njëlloj. Dhe kam bindjen që z.Thaçi ka të njëjtin përcaktim, sepse ky është një detyrim madhor. Ne do të punojmë, sapo që qeveria e re të krijohet, me vendosmëri të madhe, që të zhdukim të gjitha dallimet që mundojnë qytetarët shqiptarë të Kosovës, kur vijnë në Shqipëri. Ne nuk mund të injorojmë se një shekull ndarje nuk ka pasur pasojat e veta. Në këtë kontekst, me z. Thaçi ne kemi një projekt të mrekullueshëm. Le të më thotë dikush, pse duhet të jenë pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pse po të kalosh nga Strasburgu në Keln, nuk sheh asnjë polic, doganier, asgjë, madje unë shpesh flija në Keln kur nuk gjeja vend në Strasburg. Pse ti mund të ecësh, udhëtosh me makinë nga Brukseli në Strasburg dhe të kalosh në 3 apo 4 shtete, pa të ndaluar askush. Kurse këtu, duhet të ndalim në dy pika kufitare, Morinë dhe Qafën e Prushit. Këto duhet t'i zgjidhim me shpejtësi. I përmenda këto, sepse kam marrë me dhjetëra mesazhe nga qytetarët kosovarë, për mundimin që gjenin në pikën kufitare të Morinës, për të ardhur në Shqipëri dhe radhët e gjata që krijoheshin. Unë do t'i kërkoj edhe Malit të Zi të njëjtën gjë. Pika e Muriqanit, është dhjetëfishuar nga prurjet. Ne krijuam një doganë të përbashkët, të shohim si ta lehtësojmë atë, sepse dhe aty krijohen vështirësi, sidomos në sezon vere.

Lexoni më shumë mbi argumentin: Acarohen marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, pas pohimeve të Berishës për bashkim të kombit

KOMENTE