Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtina zyrtare pranon ftesën e EULEX për t'u ulur nesër në bisedime
English

Prishtina zyrtare pranon ftesën e EULEX për t'u ulur nesër në bisedime

Prishtinë, 19 gusht NOA-Zyrtarë të lartë të qeverisë kosovare do të takohen nesër me përfaqësues të misionit EULEX për të diskutuar mbi marrëveshjen për bashkëpunim policor, që EULEX-i synon t'a nënshkruajë me autoritetet qeveritare të Serbisë.

Lajmi është dhënë sot pasdite nga mediat kosovare ku thuhet se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së shefit të EULEX-it, Iv de Kermabo, për të zhvilluar të enjten një takim të përbashkët.

Por nga ana tjetër autoritetet kosovare janë shprehur prerë kundër mundësisë për një marrëveshje të tillë.

Shefi i misionit EULEX e ka cilësuar keqkuptim reagimin e Prishtinës zyrtare në lidhje me  protokollet që EULEX-i synon t'i nënshkruajë me Serbinë.

"EULEX-i nuk ka nënshkruar dhe nuk mund të nënshkruajë çfarëdo lloj protokolli në emër të Kosovës.

EULEX-i, si mision teknik për sundimin e ligjit, mund të nënshkruajë protokolle vetëm në emër të EULEX-it dhe për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sipas pajtimit të arritur nga 27 vendet anëtare të BE-së", është shprehur Kermabo.

Por, qëndrimi i institucioneve të Kosovës mbetet i njëjtë, duke kërkuar që vetëm autoritetet e shtetit të Kosovës mund të nënshkruajnë marrëveshje me vendet tjera.

Zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, tha se presidenti Fatmir Sejdiu do ta takojë të enjten shefin e EULEX-it dhe pas takimit do të dalë edhe me qëndrimin përfundimtar rreth këtyre marrëveshjeve të përfolura.

m.i/NOA

KOMENTE