Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Destabiliteti në Kaukaz, Medvedev kërkon eliminimin e kryengritësve çeçenë
English

Destabiliteti në Kaukaz, Medvedev kërkon eliminimin e kryengritësve çeçenë

Moskë, 20 gusht NOA-Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tërhoqi vërejtjen se rajoni i Kaukazit po destabilizohet në mënyrë të rrezikshme dhe theksoi se "terroristët duhet të likuidohen pa emocione".

"Beteja kundër terroristëve duhet të ndiqet me vendosmëri.

Ata duhet të likuidohen pa emocione dhe pa ngurrim, ngase në të kundërtën, nuk do të arrijmë sukses", ka thënë Medvedev gjatë vizitës së tij në qytetin Stavropol.

Këto komente janë jehonë e retorikës së ashpër të shfrytëzuar nga paraardhësi i tij, Vladimir Putin, i cili dikur pat theksuar se kryengritësit në Çeçeni duhet të ndiqen dhe të vriten pa mëshirë.

Medvedev paralajmëroi zgjerimin e fushatës kundër terrorizmit në Kaukaz, duke theksuar se me këtë rast shteti do të ketë qasje të ndryshme, por nuk qartësoi masat të cilat do të ndërmerren.

Dhuna në Kaukaz shpërtheu sërish gjatë kësaj jave, me një agjent të sigurimit të fshehtë rus, FSB, i cili u vra në Ingusheti, me gjashtë kryengritës të vrarë në Dagestan dhe me katër militantë tjerë të vrarë në Çeçeni.

KOMENTE