Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Godasin në pritë me thikë një person, dy autorët shpallen në kërkim nga policia
English

Godasin në pritë me thikë një person, dy autorët shpallen në kërkim nga policia

Shkodër, 20 gusht, NOA - Në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ka shkuar i plagosur Dede C., vjeç 48, lindur dhe banues në këtë qytet, i cili  pas marrjes së mjekimit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është larguar për në banesë.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, në baze të kallëzimit të marrë nga vetë i dëmtuari, rezulton se në vendin e quajtur "Dugajt e Reja" të qytetit Shkodër ai është qëlluar me thikë, nga ana e Andjol Rajtas, vjeç 27 dhe Robert Sterkaj, vjeç 22, që të dy lindur dhe banues ne Shkodër.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe hetimore si dhe u bë shpallja në kërkim e këtyre dy personave.

Materialet në ngarkim të tyre iu dërguan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Prodhimit dhe mbajtjës pa leje të armëve të ftohta".

KOMENTE