Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhja e Kojës në krye të PSV91, kryesia konteston vendimin
English

Zgjedhja e Kojës në krye të PSV91, kryesia konteston vendimin

Tiranë, 20 gusht NOA-Kryesia e Partisë Socialiste të Vërtetë 91, ka kundërshtuar vendimin që sipas saj ka marrë një grupi anëtarësh për të emëruar në krye të partisë z. Gjergj Koja.

Në një njoftim për mediat të kësaj partie thuhet konkretisht:

"Ky veprim i kryer për të plotësuar ambiciet personale të zotit Koja , dëmton atë vetë në aksionin politik, por dëmton edhe imazhin e partisë , e cila është një subjekt i ri politik dhe shumë i brishtë.

Në praktikën e asnjë partie politike, kryesia nuk vendos për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit, edhe në rast se ky do ishte një vendim i marrë nga shumica.

Por kjo jo vetëm nuk ka ndodhur, vendimi është marrë nga një pakicë përgjithësisht e instrumentalizuar, por ai është edhe i pambështetur në asnjë normë të statutit dhe të legalitetit funksional.

Aventura të tilla dëmtojnë kohezionin politik dhe moral të PSVm 91, kohezion për të cilin është investuar intensivisht gjatë kësaj periudhe.

Kryesia e PSV 91 po e analizon me qetësi e maturi këtë ngjarje, po mban kontakte institucionale dhe serioze më të gjithë anëtarët, duke përfshirë këtu edhe ata që morën pjesë në mbledhjen e pakuptimtë e shumë butaforike të organizuar dhe zhvilluar në menyrë jo korrekte dhe aspak serioze.

Ajo do të jetë aktive në këtë periudhë për të ruajtur kohezionin e brendshëm dhe për të riorganizuar partinë në të gjitha nivelet, në përpjekjet e saj për t'iu përgjigjur sfidave të ardhëshme politike.

Kryesia ndjehet e shqetësuar edhe për abuzimet që po përdoren lidhur me gjoja mbështetjen e partive aleate, lidhur me këtë veprim.

Ky abuzim kërkon të përligjë një veprim të shëmtuar, i cili është pa të ardhme", përfundon njoftimi për shtyp.

Â

Â

Â

Â

KOMENTE