English

Besimtarët e fesë islame në Kosovë fillojnë Muajin e Madhëruar të Ramazanit

Kosovë, 21 gusht NOA - Edhe në Republikën e Kosovës, sot besimtarët e fesë islame janë zgjuar me agjërim të cilin do ta vazhdojnë për për tridhjetë ditë me radhë.

Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, besimtarëve të fesë islame me telegrame urimi u janë drejtuar edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim Tërrnava, Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi si dhe krerët e tjerë të partive politike dhe personalitete të tjera vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Në mesazhet e urimit urohej për agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

h.i/NOA

KOMENTE