English


Britania si SHBA-ja, kritikon mikpritjen e libanit të dënuar

Britani, 21 gusht NOA - Pas reagimit të ashpër të SHBA-së, ndaj lirimit dhe triumaftizimit të ish-agjentit libanez, nga Skocia, ka reaguar ashpër edhe Britania. Britania ka lëshuar kritikat e ashpra ndaj mikpritjes së organizuar në Libi për Abdel Basset al-Megrahin, pas lirimit të tij nga burgu në Skoci ku po vuante dënimin për rrezimin e një avioni mbi Lockerbie.

Sipas sekretarit të jashtëm britanik, pamjet e Megrahit duke u pritur si hero ishin tejet shqetësuese.

Zyra e kryeministrit britanik, Gordon Broën, ka thënë se ai i ka shkruar letër udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, në të cilën ka kërkuar që për te të organizohet pritje jotriumfale.

Skocia liro për arsye humane ish-agjenti i cili u shpall fajtor me burgim të përjetshëm për bombardimin e një avioni ku vdiqa qindra persona.

Ai vuante nga kanceri ndaj dhe u lirua.

k.k/NOA

KOMENTE