English


Çeçeni, sulm vetëvrasës, vriten katër policë

Çeçeni, 21 gusht NOA - Të paktën katër policë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në rajonin jugor rus të Çeçenisë, ndërsa kanë mbetur edhe disa persona të plagosur.

Autoritetet vendase bënë të ditur se atentatorët po udhëtonin me biçikletë kur kanë vet shpërthyer duke shkaktuar dhe vrasjen e katër policëve.

Në muajin prill, Rusia tha se me sukses kishte përfunduar operacionin e saj ushtarak në Çeçeni kundër separatistëve myslimanë.

k.k/NOA

KOMENTE