English

E rrahin dhe i këpusin varësen e floririt nga qafa një adoleshenti, arrestohen

Tiranë, 21 gusht NOA - Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi i vodhën më dhunë varësen e floririt një adoleshenti.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.3, arrestuan ditën e djeshme 16-vjeçarin A.L, 16-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe 21-vjeçarin Orjol Kuqi, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje në Rrugën e Durrësit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt nga qafa, një 16-vjeçari.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dy të rinjtë kanë rrahur adoleshentin dhe më pas njëri prej tyre i ka këputur varësen nga qafa.

Pas denoncimit të të dëmtuarit policia mundi të identifikonte dhe të arrestonte dy autorët e dyshuar.

k.k/NOA

KOMENTE