Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër, arrestohet një 34-vjeçar, i vuri flakën pyllit me pisha
English

Gjirokastër, arrestohet një 34-vjeçar, i vuri flakën pyllit me pisha

Gjirokastër, 21 gusht NOA - I vë zjarrin një pylli me pisha, policia çon në qeli një 34-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Krimet Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kryen sot arrestimin e 34-vjeçarit Shpëtim Ceno, lindur dhe banues në Bilisht.

Sipas policisë arrestimi i tij u krye pasi në orët e para të mëngjesit të sot, në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës në afërsi të qytetit të Këlcyrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli me pisha.

Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e repartit të Zjarrfikës, forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, si dhe të shërbimit pyjor, të cilët kanë bërë të mundur që pas disa orësh të shuajnë zjarrin i cili rrezikonte të përfshinte kurorën me pisha dhe gjithë pyllin me pisha.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur që kurora e pishave të shpëtonte nga zjarri .

Ndërkohë që flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një sipërfaqe prej rreth një dynym me pisha.

Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit dhe vetëm pas disa orësh zbuloi se zjarri është vënë nga 34-vjeçari Shpëtim Ceno i cili u arrestua për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës me zjarr".

Policia e Gjirokastrës i bën thirrje gjithë komunitetit që të tregohen të kujdesshëm, me qëllim parandalimin e zjarreve, pasi sipas saj, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është e vendosur për të mos toleruar asnjë rast, duke çuar para drejtësisë cilindo që me qëllim apo nga pakujdesia do të shkaktojë vatra zjarri.

k.k/NOA

KOMENTE