English

Messi: Tani do të fillojë epoka e Ibras

Argjentinë, 21 gusht NOA - Lionel Messi e ka mirëpritur ardhjen e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic tek skuadra e tij kampione, Barcelona.

Ylli argjentinas, tha: "Ai ende duhet të ngrihet në këmbë dhe të kuptojë planin tonë të lojës. Por, gjithsesi ai mund të na ndihmojë shumë në fushë".

"Unë dhe ai jemi dy lojtarë të ndryshëm, dhe besoj se nuk ja vlen krahasimi. Tani, ne do të fillojmë një epokë të re me Ibran dhe shpresoj që kjo do të jetë një periudhë e cila do të na jap shumë kënaqësi" ka thënë më tej Messi. Messi shtoi: "Ne duhet të mësohemi me njëri-tjetrin. Ai duhet të mësoj për vrapimin tim, dhe unë të tijin. Mirëpo, besoj se shumë shpejtë ne do të adaptohemi".

KOMENTE