Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Skocia gaboi në lirimin e libanezit të dënuar për bombardimin e një avioni
English

Obama: Skocia gaboi në lirimin e libanezit të dënuar për bombardimin e një avioni

Amerikë, 21 gusht NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e quajti të gabuar vendimin e Skocisë për lirimin e ish-agjentit libian që po vuante burgim të përjetshëm për bombardimin e një avioni në vitin 1988 mbi Lokërbi, duke shkaktuar vdekjen e 270 vetëve.

Abdel Baset al-Megrahi u kthye në Libi pasi autoritetet skoceze e liruan për arsye humanitare.

Qindra të rinj libianë e përshëndetën atë, duke brohoritur dhe duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe portretin e tij ndërsa dëgjoheshin tinguj këngësh libiane.Â

Ndërkohë që lirimi i libanezit ka pasur me reagimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i cili e ka quajtur të gabuar vendimin e Skocisë.

Ai tha në një radio amerikane se qeveria libiane nuk duhet ta mirëpriste Megrahin dhe duhet ta vendoste atë nën arrest shtëpiak. Zyrtarë të tjerë të administratës amerikane thanë se drejtësia nuk ishte vënë në vend me lirimine e tij.

Amerikë po shpreh një keqardhje dhe zhgënjim të thellë mbi vendimin skocez për të liruar autorin e bombardimit në Lokërbi.

Mësohet se Megrahin, është prag të vdekjes nga kanceri në prostat, ndaj dhe lirimi i tij u krye për arsye humanitare.

Shtetet e Bashkuara u kanë thënë autoriteteve libiane se mënyra e trajtimit si hero e ish-agjentit, do të ndikojë tek marrëdhënia mes dy vendeve.

Â

KOMENTE