English

Fshatarët në Tetovë kultivues drogë, policia asgjëson një bahce me 30 rrënjë kanabis

Tetovë, 22 gusht NOA-Pas zbulimit të rasteve të mbjelljes së rrënjëve të lëndës narkotike kanabis sativa në rajonin e Strumicës, kësaj radhe aksioni policor ka mbërritur në rajonin e Tetovës.

Policia pas hetimeve paraprake ka zbuluar se në fshatin Miletinë ishte një zonë apo tip "bahçe" e mbjellë me lëndën narkotike kanabis sativa.

Policia ka asgjësuar 30 rrënjë kanabis, që po rriteshin dhe mbikqyreshin në bahçen e një familjeje të fshatit.

Përgjegjës për këtë janë Abdula I. (67) dhe djali i tij Nusret I. (43).

Policia ka bastisur shtëpinë e tyre, ku u gjetën edhe katër rrënjë kanabis, një pistoletë, pushkë gjuetie dhe fishekë.

m.i/NOA

KOMENTE