Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shërbim i ri për të lehtësuar abonentët, promovohet nga Vodafone Albania
English

Një shërbim i ri për të lehtësuar abonentët, promovohet nga Vodafone Albania

Tiranë, 22 gusht NOA - Prej datës 17 Gusht 2009, Vodafone Albania vjen pranë klientëve me shërbimin Vodafone 123.

Ky shërbim i jep mundësinë të gjithë përdoruesve me parapagese dhe atyre me kontratë të marrin më thjesht dhe më lehtë informacion mbi planin e tyre tarifor, mbi shërbimet më të reja dhe ofertat më të fundit drejtpërdrejt në celular.

Përmes Vodafone 123, abonenti mjafton të telefonojë në kodin #123# dhe në pak sekonda do të disponojë informacionin dhe shërbimin e kërkuar.

Ky shërbim nuk kërkon ndërmjetësim dhe ofrohet falas për të gjithë abonentët e Vodafone Albania.

Kompania sqaroi sot, se abonentët do të tarifohen vetëm nëse përdorin një nga shërbimet me pagesë apo aktivizojnë një nga ofertat Vodafone.

Por si funksionon Vodafone 123? Kompania ka dhënë përgjigjet e duhura:

1. Telefononi në numrin #123# si dhe butonin e thirrjes dhe zgjidhni kategorinë që dëshironi.

2. Shtypni "Answer" dhe vendosni numrin që i korrespondon shërbimit të kërkuar.

3. Shtypni "Send".

4. Brenda pak sekondash ju do të merrni informacion mbi kategorinë e përzgjedhur.

Me Vodafone 123, klientët me parapagesë do të mund të mësojnë gjithçka mbi llogarinë e tyre dhe planin tarifor më shpejt dhe më lehtë.

Ndërkohë që kujdesi ndaj klientit tashmë do të jetë vetëm një klik larg. Më tej, abonentët Vodafone do të mund të zgjedhin paketat e shumëllojshme me një numër të caktuar mesazhezh, mund të bëjnë rimbushje SOS dhe mund të rimbushin llogarinë e një numri tjetër.

Gjithashtu ndryshimi i planit tarifor nga Vodafone Club në Vodafone Card dhe anasjelltas tashmë është i mundur me Vodafone 123.

Për klientët me kontratë, Vodafone 123 përveç shumëllojshmërisë së shërbimeve mundëson edhe regjistrimin falas me Vodafone Passport për telefonatat roaming.

Për të gjithë abonentët kjo menu e pasur ofrohet si në shqip ashtu edhe në anglisht.

"Vodafone 123 jo vetëm që do të lehtësojë mënyrën tuaj të informimit dhe të kryerjes së veprimeve por edhe do t'ju mbajë të informuar mbi shërbimet dhe ofertat më të reja", - vuri në dukje kompania.

Në këtë mënyrë, - shton ajo, - ju do të jeni të parët që do të informoheni dhe përfitoni nga gjithcka e re që do të hidhet në treg.

e.n/NOA

KOMENTE