Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, arrestohet falsifikatori i diplomave shkollore
English

Tiranë, arrestohet falsifikatori i diplomave shkollore

Tiranë, 22 gusht NOA - Operacioni i koduar "I diplomuari" i organizuar nga specialistët e antikorrupsionit pranë Policisë së Tiranës, u finalizua ditën e sotme me arrestimin e një falsifikatori të shpallur në kërkim.

Krenar Beqaraj, 41-vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, i proceduar më parë për falsifikim dokumentesh, është arrestuar sot nga policia pas Gjykata e Tiranës më datë 17 korrik të këtij viti, ka caktuar në ngarkim të tij masën e sigurimit "Arrest në burg". Policia ishte vënë në ndjekje të 41-vjeçari gjashtë muaj më parë dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative specialistët kanë mundur të lokalizojnë vendndodhjen e tij.

Gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesën e tij, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi dëshmisë aftësie si dhe një sërë dokumentesh shkollor, për të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Aktualisht, specialistët po vazhdojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

k.k/NOA

KOMENTE