English

Vdesin në mes të detit 75 refugjatë afganë, iu mbarua karburanti, ushqimi e uji

 Tripolia, 22 gusht NOA-Rreth 75 persona nga 80 që u nisën nga Eritrea me një anije të vogël nga Deti Mesdhe drejt shteteve të Bashkimit evropian, vdiqën pasi anija me të cilën udhëtonin mbeti pa derivat, ushqim dhe ujë.

Njoftimi u bë nga Komisariati i Lartë i OKB për Refugjatë (UNHCR).

Anija u nis nga kryeqyteti i Libisë, Tripolia, para tre javësh dhe pas vetëm tre ditësh mbeti pa derivat.

Ndonëse shumë anije kalonin afër saj, asnjë prej tyre nuk i ofroi ndihmë, thuhet në njoftimin e UNHCR, që bazohet mbi deklaratat e pesë njerëzve të cilët mbijetuan.

Të mbijetuarit i gjeti policia detare e Italisë.

Pak para se policia detare të arrinte, një anije peshkatarësh i la pak bukë dhe ujë, duke i lënë përsëri në duart e fatit, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Â

KOMENTE