English

E kërkonte policia, ish polici falsifikues hidhet nga kati i tretë

Sarandë, 23 gusht NOA-Një taksist 35 vjeçar është hedhur nga ballkoni i katit të tretë pas një kontrolli që policia i ka bërë banesës së tij në qytetin e Sarandës.

Sipas komunikatës së policisë, Â Selman L. 55 vjec, dikur efektiv i forcave blu, Â kërkohej nga policia nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

Ai ishte prangosur dhe gjashtë vjet më parë, po u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u provua veprimtaria për të cilin akuzohej.

Në bazë të informacioneve paraprake, mbrëmë policia lokale shkoi për një kontroll në banesën e tij, në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës, në pallatin prapa kishës së "Shën Harallambit" në këtë qytet.

Policia kishte informacione se dispononte vula të falsifikuara të institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Sipas policisë 55 vjeçari, ka treguar si vend ku mbante vulat, ballkonin e banesës së tij, dhe kur ka shkuar atje së bashku me ekspertët e policisë është hedhur duke rënë në asfalt.

m.i/NOA

KOMENTE