Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjana: Ja si do të nxisim punimin e tokës
English

Gjana: Ja si do të nxisim punimin e tokës

Tiranë, 23 gusht NOA-Ministria e Bujqësisë është në fazën e përcaktimit të afateve, se kujt do t'i merret toka që ka lënë pa punuar. Ministri Jemin Gjana shpjegon për agjensinë NOA se nisma e qeverisë do të përqëndrohet kryesisht në ato zona ku toka është lënë djerrë për vite me radhë.

Këtë proces do ta administrojë bashkia ose komuna, e cila do të marrë në përdorim pronën për t'ia dhënë fermerit, që kërkon ta punojë.

"Ne jemi duke parë afatet, nuk mund ti marrim pronën atij që ka një vit që nuk e punon. Mendojmë t'i merret toka atij që ka më shumë se tre vjet që e ka lënë djerrë.

Një tjetër variant është që bashkitë dhe komunat të marrin tokën për një periudhë 5-10 vjeçare me qira, për t'ia dhënë të interesuarit"- shprehet Gjana.

Kjo prkatikë nuk i heq të drejtën e pronësisë me dokumenta pronarit të vërtetë.

Toka do të merret në shfytëzim dhe në çdo rast që pronari do të kthehet ka të drejtën e punimit të tokës së tij.

Sipas ministrit është ngritur një grup pune i cili po evidenton rast pas rasti zonat ku janë tokat e lëna djerrë.

Në të gjithë vëndin rezultojnë 50 mije ha tokë e papunuar, kryesisht për shkak të emigracionit.

Në kushtet kur shqipëria ende importon fruta dhe perime, lënia e tokës djerrë mbetet një fenomen për tu luftuar.

Gjana pranon se ankesat e fermerëve që nuk gjejnë treg për të shitur produktet vijnë si pasojë edhe e mungesës së marketingut por edhe për shkak të çmimeve të larta qe duan t'i shesin.

Gjana pohon se: "Në këtë treg ku vendos kërkesë-oferta do të ketë edhe fermerë të cilët nuk do të gjejnë treg. Natyrisht që ne pranojmë që ka vënd për më shumë marketing por shpesh herë produktet nuk gjejnë shitje për shka edhe të çmime që duan t'i shesin fermerët".

Nisma e qeverisë e cila po konkretizohet në një draft ligjor parashikon që 1 të 10 e prodhimit fermeri t'ia japë pronarit.

Pak kohë më parë qeveria hodhi idenë se do të vendose taksë për ata që nuk punojneë tokën, por u terhoq nga ky variant për shkak se taksa nuk garantonte mbledhjen në praktikë.

KOMENTE