Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Djeg të gjallë gruan, merr flakë pylli pranë kishës në Greqi
English

Djeg të gjallë gruan, merr flakë pylli pranë kishës në Greqi

Nga bashkëpunëtori ynë, Niko Samara

Athinë, 24 Gusht NOA Update - Vetëm nëpër filma mund të ngjajnë të tilla gjëra dhe skenaristët që ndoshta vuajnë për histori të tilla, mund të gjejnë padyshim një episod inspirues në ngjarjen e ndodhur dje në Greqi.

Një grua e re shqiptare është përfshirë nga flakët pasi i shoqi e leu me benzinë dhe i vuri zjarrin dhe, në përpjekje për të shpëtuar, u hodh në shkurret pranë shtëpisë, duke shkaktuar pa dashje përhapjen e flakëve në të gjithë pyllin.

Ngjarja e rrallë, informon korrespondenti i agjencisë NOA, ka për protagonistë një 27-vjeçare nga Shqipëria, emri i të cilës nuk u konfirmua nga policia dhe bashkëshorti i saj 41 vjeçar, gjithashtu emigrant shqiptar.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit në Athinë, bënë të ditur se gjithçka ndodhi dje pasdite në orën 17.30 në Hasia, lokaliteti Ano Liosion, vetëm pak metra larg manastirit të Shën Kiprianu, ku 27-vjeçarja kishte shkuar të ndezë një qiri, siç bënte çdo të diel.

Emigranti 41-vjeçar, vendosi t'i marrë jetën të shoqes dhe për këtë, zgjodhi një mënyrë mjaft të dhimbshme.

Duket se plani nuk ishte aq i çastit, përderisa 41-vjeçari e priste gruan e tij jashtë objektit të kultit, me një shishe benzinë në dorë, gati për të spërkatur të shoqen me të dalë nga manastiri.

Kur ka dalluar të shoqen të dilte nga kisha, 41-vjeçari e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin duke e shndërruar në pak çaste në një tufë me gjuhë flakësh që shoqëroheshin me klithma tmerri dhe dhimbje nga 27-vjeçarja e pambrojtur.

Në tmerr e sipër, 27-vjeçarja, ashtu në flakë siç ishte, ka vrapuar në një mori shkurresh afër vendbanimit, duke u përpjekur të shuajë sa të mundet flakët.

Por jo vetëm që kjo nuk ka qenë e lehtë, por për më tepër, zjarri është përhapur në zonën përreth duke përfshirë në flakë të gjithë pyllin, brenda vetëm disa minutash.

Pikërisht kjo situatë ka sjellë lëvizjen e forcave të reparti zjarrfikës.

Ata u informuan për zjarrin e radhës në Hasia, në këto ditë kur mbi 100 zjarre të furishme kanë përfshirë Greqinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe alarm për rrezikimin e jetës së banorëve.

Disa nga zjarrfikësit, janë befasuar kur në fillim të pyllit, kanë gjetur në djegie e sipër një grua që po mekej nga klithjet pafund.

Ata e kanë nxjerrë nga shkurret ku ishte e rrethuar nga flakët dhe pasi arritën të zhdukin gjuhët e zjarrit nga trupi i saj, e dërguan në spitalin shtetëror të Athinës.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 27-vjeçarja u dërgua në Repartin Special të Terapisë së Djegieve në KAT, spitali kryesor i kryeqytetit grek, ku mjekët kanë pohuar se gruaja e re, ende po lufton me vdekjen, me djegie të gradës së lartë.

Ndërkohë, policia, mbështetur nga ato pak fjalë që nxori nga e shoqja si dhe nga hetimet e kryera në vendngjarje, ka arrestuar sot në mëngjes 41-vjeçarin, bashkëshort i të plagosurës.

I dyshuari u lokalizua në kilometrin e 28-të të rrugës Olimpike (autostrada Athinë-Korinth) dhe iu dorëzua prangave pa kundërshtime.

Ai përballet me akuzat e vrasjes mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë, shkaktim të zjarrit me pasojë shkatërrimin e pasurisë publike, etj.

Policia tha se ende nuk i ka të qarta shkaqet e ngjarjes por po punon për zbardhjen e plotë të tyre.

/n.s/e.n/NOA/

KOMENTE