Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet me thikë në Greqi shqiptarja, nënë e dy fëmijëve
English

Ekzekutohet me thikë në Greqi shqiptarja, nënë e dy fëmijëve

Rodos, 24 Gusht NOA - Një grua e re shqiptare, nënë e dy fëmijëve të mitur, emigrante prej pak kohësh në Greqi, humbi jetën sot në mëngjes, pasi u qëllua fatalisht me thikë.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur në ishullin turistik Rodos në Greqi dhe policia deklaroi se po heton mundësinë e vrasjes së 30-vjeçares nga i shoqi, për motive të dyshuara xhelozie.

Familja shqiptare, jetonte në qytezën Afandu të Rodosit, në një banesë me qira ku edhe u gjet e vdekur sot, 30-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve.

E ndjera, kishte pak kohë që jetonte në Rodos ku edhe kishte nisur punën në një biznes turistik.

Ajo u gjet e përgjakur në banesë, nga vëllai i saj i cili menjëherë njoftoi policinë, ndërsa u përfshi nga një gjendje shoku pas skenës me të cilën u përball.

Policia tha se viktima ishte therur me thikë. Autori, ende i paidentifikuar, e kishte qëlluar viktimën e tij në shtyllën kurrizore duke i shkaktuar dëmtim të pariparueshëm të organeve jetësore, me pasojë vdekjen e 30-vjeçares, pak orë pas marrjes së plagëve të rënda.

Policia ka deklaruar se dyshimet e saj shkojnë në një krim brenda familjes duke hetuar përfshirjen e bashkëshortit të të ndjerës në vrasjen e saj për motive pasiononte (xhelozie), por ende asnjë prononcim i mëtejshëm nuk është dhënë pasi investigimi, u shpreh policia, do të vazhdojë.

/n.s/e.n/NOA/

KOMENTE