English

Kaka: Me Real Madrid dua trofeun e Champions League

Spanjë, 24 gusht NOA - Ai është bashkuar me skuadrën spanjolle të Real Madrid që të fitojë trofeun e çmueshëm të Champions League.

Bëhet fjalë për futbollistin Kaka i cili tashmë mban fanellën e sukadrës së Real Madridit. Për herë të parë kur ai e ngriti lart fanellën e Realit, asi i AC Milan tha: "Ka qenë shumë emocionale për mua. Ndihem shumë krenar që do të jem pjesë e klubit më të njohur në gjithë botën, i cili është i tillë për shkak të historisë, trofeve, dhe lojtarëve të cilët kanë lënë gjurmë në futbollin botëror". "Motivimi i madh për mua është fitorja e Champions League. Do të ishte madhështore të luaj në finalen e këtij turneu në Bernabeu" deklaroi më tej për mediat Kaka.

KOMENTE