English

Muslimanët e Amerikës festojnë muajin e Ramazanit

Washington, 24 gusht NOA-Me fillimin e muajit të Ramazanit, myslimanët e Amerikës me prejardhje të ndryshme kombëtare mblidhen së bashku për t'u lutur. Ata filluan agjërimin për një muaj të tërë në qendrat islamike dhe në shtëpitë e tyre në gjithë vendin.

Imam Abdulla Hozh është president Qendrës Islamike në Uashington.

Pavarësisht origjinës kombëtare, Ramazani festohet me rituale që lidhin këto ndryshime.

Familjet blejnë ushqime të përgatitura veçanërisht me rastin e Ramazanit. Ata përgatisin ushqimet e Iftarit, të cilat mbyllin ditën e agjërimit dhe luten së bashku.

7 milion myslimanët e Amerikës po bëjnë që xhamitë dhe qendrat islamike të lulëzojnë.

Imam Hasan Qazuini drejton Qendrën Islamike të Amerikës në Dearborn të Miçiganit. Ai thotë se qendra ka një program special gjatë muajit të Ramazanit, që përqëndrohet tek Kurani i shenjtë. Myslimanët besojnë se Zoti ia paraqiti Kuranin Profetit Muhammed në shekullin e 7-të erës sonë.

Gjatë Ramazanit, myslimanët e Amerikës hapin dyert e xhamive dhe qendrave islamike për të organizuar Iftare ndërfetare.

Myslimanëve të Amerikës u duhet të bëjnë ndryshime në jetën e shpejtë në Amerikë, megjithatë Ramazani krijon për këta amerikanë nga vende të ndryshme një ndjenjë bashkimi si pjesë integruese e shoqërisë amerikane.

KOMENTE