Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje në Strugë, 50 vjeçari i merr jeten ish gruas së tij
English

Vrasje në Strugë, 50 vjeçari i merr jeten ish gruas së tij

Strugë, 24 gusht NOA-Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrethana akoma të pazbardhura, një person rreth të 50-tave ka shtënë me armë zjarri në drejtim të ish bashkëshortes së tij duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 8:10 minuta të mëngjesit të sotëm, kur tashmë viktima G.Sh, ishte nisur nga shtëpia e saj me biçikletë për në punë.

Vrasësi, ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar viktimën me një të shtënë.

Nga plaga e marrë, viktima ka tentuar të largohej sa më shpejt dhe sa më larg nga vrasësi, për të kërkuar ndihmë.

Pasi ka ecur rreth 100 metra nga vendi ku është qëlluar, viktima ka lënë të mbështetur biçikletën anash dhe është shtrirë përtokë.

Në atë çast, është afruar vrasësi dhe ka qëlluar edhe tre herë mbi trupin e saj.

Në vendin e ngjarjes, menjëherë ka arritur një polic, të cilit vrasësi ia ka dorëzuar revolen dhe ka pritur qetë ardhjen e ekipit të policisë.

Menjëherë, kufoma e viktimës është dërguar në morgun e Siptalit të qytetit në Strugë, ku pritet të bëhet autopsia nga ekipi mjekoligjor nga Manastiri, me kërkesë të gjykatësit hetues të Gjykatës Themelore në Strugë, për të zbardhur plotësisht shkakun e vdekjes.

Një dëshmitar okular në vendngjarje deklaroi se  viktima dhe vrasësi kanë qenë të martuar mbi 25 vjet dhe kanë pasë probleme familjare.

"Rasti i çiftit të divorcuar është i mirënjohur dhe një prej shkaqeve që mund të ketë çuar në tragjedinë ishte çështja e pronësisë pasi pas ndarjes, gjykata vendosi t'i linte shtëpinë gruas, pra viktimës", ka pohuar dëshmitari.

m.i/NOA

KOMENTE