Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buçkovski akuza Gruevskit: Po largon Kosovën për t'u ngrohur me Beogradin
English

Buçkovski akuza Gruevskit: Po largon Kosovën për t'u ngrohur me Beogradin

 Shkup, 25 gusht NOA-Ish kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski ka akuzuar sot qeverinë e Gruevskit për politikë popullzimi në marrëdhëniet diplomatike me shtetet fqinje. Në një intervistë dhënë radios "Evropa e Lirë, Buçkovski ka deklaruar se  mosvendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën përkon me ngrohjen e marrëdhënieve të Shkupit me Beogradin.

Ai ka nënvizuar se në tre vjetët e kaluar, Maqedonia, si një nga liderët në rajon dhe një nga aleatët më të fuqishëm të Brukselit dhe Uashingtonit, është bërë shteti më i izoluar, i cili në pjesën e politikës së jashtme po bën shumë eksperimente.

"Në vend që deri në fund t'i realizojë premtimet që u dhanë pas formimit të qeverisë ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim për vendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ne tash po shohim se nga gjithë kjo ka mbetur vetëm premtimi i kotë", ka thënë ish-kryeministri Buçkovski.

Sipas tij, Qeveria aktuale me sforcimin e "maqedonizmës" dhe kërkimin e rrënjëve te Maqedonia antike, po krijon një atmosferë shumë të brishtë.

"Përfundimisht po tregohet se për Qeverinë e Gruevskit, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë prioritet.", ka theksuar deputeti socialdemokrat.

KOMENTE