Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia shuan të gjitha flakët e zjarrit, situata tani gjendet nën kontroll
English

Greqia shuan të gjitha flakët e zjarrit, situata tani gjendet nën kontroll

Athinë, 25 gusht, NOA - Më në fund, në kryeqytetin e Greqisë janë mundur që të vihen nën kontroll të gjitha zjarret që shkrumbuan për tre ditë me radhë rajonin e Atikës.

Të gjitha zjarret janë shuar dhe situata është nën kontroll edhe në pjesën tjetër të vendit, njoftuan për mediat burime të zjarrfikësve grekë.

Sipas tyre, sot nuk ka më asnjë zjarr në Atikë dhe as erëra të forta. Edhe në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll, veç një zjarri pranë Karystos, në ishullin Evia.

Mijëra qytetarë të Athinës u evakuan për tre ditë me radhë nga shtëpitë e tyre në orët e natës për shkak të zjarreve të shumta që përfshinë shtetin fqinj, të cilët shkatërruan masive të tëra të gjelbra që rrethojnë kryeqytetin grek.

Të mos harrojmë se vjet nga zjarret, 70 persona humbën jetën në shtetin fqinj.

Dëmet deri tani konsiderohen të mëdha, me dhjetëra banesa janë djegur dhe qindra hektarë pyje të djegura plotësojnë atë që është quajtur si katastrofa më e madhe ekologjike që ka pësuar Athina.

Për shuarjen e flakëve të zjarreve në Greqi ka kontribuar edhe Shqipëria, duke dërguar 6 automjete zjarrfikëse dhe 40 specialistë.

n.e/NOA

KOMENTE