English

I vjedhin 100 mijë lekë në banesë dhe një celular, pronari kryen denoncimin

Durrës, 25 gusht, NOA - Në lagjen nr.17/1 të Durrësit, nga persona të paindentifikuar është vjedhur banesa në pronësi të Agron Shehut, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, 41-vjeçari në deklarimet e tij shpjegon se i kanë vjedhur një shumë parash rreth 100.000 lekë si dhe një aparat telefoni celular i markës Nokia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

KOMENTE