English

Paguan 4 milionë dollarë për të qenë pranë Marlyn Monroe në botën e përtejshme

Los Angeles, 25 gusht NOA - Të qëndrosh në botën e përtejme pranë Marlyn Monroe ka kushtuar më shumë se 4 milionë dollarë.

Një person i cili ka mbetur anonim ka blerë varrin pranë vendit ku prehet diva amerikane për tu prehur pranë saj përjetësisht.

Po "dy metra vend" kanë kushtuar një mal me para, dhe ky fakt për të qëndruar pranë varrit të Monroe.

Oferta e shitjes në "eBay" të varrit Marlyn Monroe në një varrezë të Los Angeles është bërë publike pak ditë më parë dhe çmimi fillestar ka qenë 500 mijë dollarë.

E ndërsa varri ndodhej në ankand ka futur në garë rreth 21 persona të cilët kanë shumëfishuar koston e varrit duke e çuar shumën në 4.602.100 dollarë (3.2 milionë euro).

Ky ishte çmimi i fundit të cilin e ka dhënë një person që ka preferuar të qëndrojë anonim, ai është shpallur fitues duke pasur fatin të jetë në botën e përtejshme me Marlyn Monroe.

k.k/NOA

KOMENTE