English

Sulmi ndaj EULEX, Sejdiu dënon protestën: Kosova ka zgjedhur progresin jo konfrontimet

Prishtinë, 25 gusht NOA-Pas protestës së lëvizjes së "Vetëvendosjes" e cila ka demonstruar sot paradite në Prishtinë kundërshtimin e saj ndaj çdo ndërhyrje në pavarësinë e Kosovës, ka reaguar presidenti Fatmir Sejdiu.

Në konferencën para gazetarëve, Sejdiu ka dënuar sulmin ndaj misionit EULEX duke deklaruar se EULEX-i është mision për të mirën e Kosovës.

"Secili ka të drejtë ta thotë fjalën e vet. Për ne është me rëndësi që institucionet e vendit ta thonë fjalën e vet dhe e kanë tepër-tepër të qartë. Ne do të bashkëpunojmë shumë thellë me EULEX-in, është mision për të mirën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Bashkëpunimi nënkupton edhe veprime të kujdesshme të përbashkëta që janë në realizim të një projekti për zhvillimin e Kosovës përgjithësisht, prandaj për ne është thirrje kryesore që çdo gjë që kalon në një situatë tjetër të ngritjes së tensioneve apo të formave të tjera, natyrisht se është e papranueshme", tha ai.

m.i/NOA

KOMENTE