Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ERE: Në shtator nis aplikimi për çmimin e ri të energjisë
English

ERE: Në shtator nis aplikimi për çmimin e ri të energjisë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 28 gusht NOA-Në muajin shtator Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të aplikojë pranë Entit Rregullatorë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike, për periudhën 1 janar -31 dhjetor 2010.

Por ndryshe nga vitet e tjera, për herë të parë këtë vit do të aplikojnë për çmim të ri të gjithë subjektet e liçensuara, ku përfshihen kompania e prodhimit, ajo e shpërndarjes si dhe kompania e transmetimit të energjisë.

Kjo situatë vjen si pasojë e privatizimit të kompanisë OSSH.

Kryetari i Entit Rregullatorë, Bujar Nepravishta shprehet se kompanitë kanë afat deri më 30 shtator për të sjellë kërkesën për aplikim.

Kjo kërkesë sipas tij do të bëhet transparente dhe pas një analize tre mujore do të merret vendimi se sa do të rritet energjia.

Në dhjetor do të publikohen tarifat e reja.Â

Por pavarsisht faktit se këtë vit do të aplikojnë tre kompani për çmimin, Bujar Nepravishta thotë, se kjo procedurë e re, nuk do të ndikojë në kostot e energjisë, që do të paguajë konsumatori.

Ajo çfarë ndikon në çmim sipas kryetarit janë kostot e prodhimit, humbjet teknike apo vjedhjet.

Pronarët e rinj çek të OSSH-së, do të bëjnë propozim edhe për të ndryshuar kontratën me konsumatorët.

Këta të fundit duket se do të jenë më të privilegjuar, pasi në kontratën e re do të sanksionohet që nuk do të ketë më ndërprerje të energjisë, por mbi të gjitha do të dëmshpërblehen konsumatorët në rast efekteve negative.

Drejtuesit e kompanisë OSSH janë në fazën e pajisjes me matësa të energjisë elektrike për të gjithë konsuamatorët.

Synimi është që të shmanget në maksimum faturimi i energjisë aforfe.

r.l/NOA

KOMENTE