Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mburoja anti-raketore në Ballkan?
English

Mburoja anti-raketore në Ballkan?

Tiranë, 28 GushtNOA - Administrata amerikane në parim ka hequr dorë nga planet për vendosjen e mburojës anti-raketore në Evropën qendrore. Burime nga Uashingtoni kanë thënë se sistemi anti-raketor mund të vendoset në Izrael, në Turqi dhe në Ballkan. Administrata e Xhorxh Bushit pati vendosur që sistemi të vendoset në Poloni dhe në Çeki.

Administrata e presidentit Barak Obama heq dorë nga planet e vendosjes së mburojës anti-raketore në Evropën qendrore dhe kërkon zgjidhje të reja, baza në Izrael, Turqi dhe Ballkan, shkruan e përditshmja polake "Gazeta Viborça", duke cituar burime të Uashingtonit. Gazeta shkruan se shefi i nismës amerikane për mburojën anti-raketore, i cili angazhohet për zgjerimin e mbrojtjes kundërajrore, Riki Elison, i ka konfirmuar gazetës se në parim është sjellë vendimi që SHBA të heqin dorë nga sistemi i interceptorëve në Poloni dhe radari në Çeki. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, zgjidhja e pjesshme mund të jetë sistemi i lëvizshëm anti-raketor, të cilin e ka ofruar kompania amerikane Boeing, ose varianti i interceptorëve në anijet luftarake të ndërlidhura me sistemin për paralajmërim të hershëm përmes satelitit. Këtë variant e ka përmendur shefi i Agjencisë shtetërore për mbrojtje raketore, Patrik O'Rajli. "Kongresi e ka thënë shumë qartë: Sistemi kundër-raketor në Evropë duhet ta mbrojë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, njësoj sikur interceptorët të ishin vendosur në Poloni. Prandaj, Pentagoni dëshiron që raketat t'i transferojë nga anijet në tokë, në mënyrë që të mund t'i shkatërrojnë raketat në fazën fillestare të fluturimit. Kjo kërkon baza tjera në tokë, njërën në Izrael, kurse tjetrën në Turqi apo Ballkan", ka thënë Elison.

KOMENTE