English

Një biznesmeni nga Tirana i vjedhin makinën para banesës në plazhin e Durrësit

Durrës, 28 gusht NOA - Një biznesmen 45-vjeçar ka denoncuar në policinë e Durrësit vjedhjen e automjetit të tij.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ditën e djeshme ka kryer denoncim Leonardo B, lindur dhe banues në Tiranë Rruga "Komuna e Parisit ", ku ka deklaruar se në lagjen nr.13 në Durrës sektori "Ilirija" në sheshin para pallatit ku ai është me banim në një apartament në pronësi të tij, ka konstatuar vjedhjen e autoveturës së tij tip "Mercedes-Benz " 250 D me targe TR 4884 I.

Pas regjistrimit te kallëzimit policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar autorët e vjedhjes.

k.k/NOA

KOMENTE