English

Papunësia godet Japoninë

Japoni, 28 gusht NOA - Japonia po tronditet nga papunësia pasi sondazhet e fundit tregojnë se papunësia është rritur në 5.7 për qind.

Sipas autoriteteve japoneze kjo shifër është më e larta që prej Luftës së Dytë Botërore.

Shifrat që tregojnë rritjen e papunësisë gjatë nëntë muajve të fundit janë bërë publike në prag të zgjedhjeve, duke detyruar kandidatët të përdorin ekonominë si strategji në fushatë.

Rritja e papunësisë duke se ka goditur kryeministrin Taro Aso i cili sipas sondazheve të kryera ai mund të humbë në zgjedhjet që do të zhvillohen ditën e dielë.

Shifrat e fundit për papunësinë treguan se në korrik numri i japonezëve të papunë ishte mbi 3 milionë e gjysmë, mbi një milion më shumë se një vit më parë.

k.k/NOA

KOMENTE