English

Tottenham dëshiron të këmbejë Jenas për Muntarin

Angli, 28 gusht NOA - Trajneri i Tottenham, Harry Redknapp, është i gatshëm të ofertojë për mesfushorin e pakënaqur të Inter Milan, Sulley Muntari.

The Sun thotë se menaxheri i Tottenham është i gatshëm të ofrojë Jermaine Jenas në këmbim të Muntarit.

Ai do tu ofronte italianëve, 5 milionë funte, plus përfaqësuesin e skuadrës kombëtare të Anglisë, Jermanine Jenas. Redknapp insiston se Muntari është pikërisht lojtari i cili mund ta bëjë dallimin e skuadrës së tij, duke e ndihmuar atë të hyjë në mesin e katër ekipevetë para në kampionatin anglez. Ishte pikërisht Redknapp, ai i cili e solli ganezin Muntarin nga Udinese në Portsmouth.

KOMENTE