English

Zbrazin pistoletën në ajër në plazhin e Durrësit, policia në kërkim të autorëve

Durrës, 28 gusht NOA - Qëllojnë me armë në ajër, policia identifikon një prej autorëve.

Burime nga policia thanë se ka filluar procedimi penal për 23-vjeçarin  Ervis Varfaj lindur dhe banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.13 në Durrës, në afërsi të lokal "Zapping" në bashkëpunim dhe me persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me arme zjarri pistoletë në ajër dhe janë larguar me një automjet tip-Fiat Punto me targe CFO74KC e cila u braktis në lagjen nr.14.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 3 gëzhoja pistolete model 54 kal.7 62 mm si dhe mjeti Fiat Punto.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve, kapjen e autorit dhe identifikimin e autorëve të tjerë pjesëmarrës në ngjarje.

Ata akuzohen për veprat penale të "Armëmbajtjes pa leje' dhe "Prishjes së Rendit e Qetësisë Publike" Â e "Kanosjes".

k.k/NOA

KOMENTE