Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ben Blushi: Si e shoh të ardhmen e projektit tim, për demokratizimin e PS
English

Ben Blushi: Si e shoh të ardhmen e projektit tim, për demokratizimin e PS

Tiranë, 29 Gusht NOA Update - Deputeti i Korçës për Partinë Socialiste. Ben Blushi deklaroi para pak minutash se ai nuk do të dorëzohet nisur nga fakti se u rrëzua paketa e tij për ndryshimet statutore duke mos u futur fare për shqyrtim.

Ai premtoi se do t'i vazhdojë përpjekjet për të arritur ndryshimet statusore që tha se synojnë demokratizimin e Partisë Socialiste, kurse akuzoi se "kongresi u mbyll sepse publikut duhet t'i jepet vetëm një gjuhë, ajo e Edi Ramës".

"Kemi arsye dhe nevojë më shumë se kurrë për të folur. Ne kemi një rrugë të vetme për të ardhur në pushtet dhe kjo mund të realizohet vetëm me largimin e Edi Ramës i cili përfaqëson të shkuarën e partisë dhe nuk mund të jetë edhe e ardhmja e saj, - deklaroi Blushi në hollin e Pallatit tëe Kongreseve.

Ndërsa në sallë, kreu i PS për Tiranën, Besnik Baraj fliste para vetëm pak delegatëve ndër 1 500 të tillë që më së shumti kishin dalë jashtë ndërsa lexohej raporti zyrtar i PS, "Propozova që ndryshimet në statutin e partisë, të hyjnë në rend dite, gjë e cila u rrëzua dhe në një sallë me gati 2 mijë vetë nuk u mor vesh se sa ishin pro", - deklaroi Blushi.      Ai sqaroi se "propozimet e mija lidheshin me atë që kongresi të ishte transparent por që çuditërisht u hodh poshtë, kjo është e rëndë dhe e trishtueshme".

Sipas tij, ajo që po kërkohet është t'i jepet Shqipërisë një sinjal ndryshimi në Kongres.

"Është hera e parë, nga viti 1991 që ky Kongres bëhet i mbyllur. Ndaj dhe kërkova që kongresi të jetë i hapur për t'u faktuar qytetarëve atë për të cilën jemi mbledhur, se ku dhe si janë vjedhur zgjedhjet", - tha Blushi.

"E dyta ishte ndryshimet statusore që të hidheshin në votë përmes votimit të fshehtë por edhe kjo u rrëzua", - vijoi Blushi.

Këtu ai argumentoi se "ka interesa që ndërthuren në parti, e cila sipas tij, akoma nuk po tregon që ka një raport të mirë me lirinë personale" dhe plotësoi: "Kjo është ajo që unë kërkova votimin e ndryshimeve në statut në mënyrë të fshehtë, pasi delegatët nuk kanë arsye të ekspozohen në publik. Sepse kur të kthehen në vendbanimet e tyre ata do të përballen me heqje nga kryetarë".

Kurse vuri në dukje faktin se "momentalisht kongresi po vazhdon me dyer të mbyllura. Shqipëria ka nevojë për dëshmi të gjalla për manipulimin e zgjedhjeve dhe pamjet filmike të realizuara nga administrata e PS ishin të pamjaftueshme".

Blushi premtoi më tej se në orët në vijim do të flasë në kongres

"E vërteta është se këto zgjedhje nuk ishin të përkryera, në disa raste listat nuk ishin të sakta, në disa raste numërimi nuk është kryer siç duhet, por ne dijmë se po hyjmë në zgjedhje me një kryeministër që edhe në të shkuarën ka qenë i njohur, por arsyet që ne nuk fituam dhe nuk jemi në pushtet nuk lidhen vetëm me këtë por edhe me një sërë argumentesh të tjera që ne nuk duhet të rrimë pa i thënë", - vijoi Blushi.

Ai u shpreh kundër asaj që citoi "të një partie që nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie për faktin se nuk i fitoi zgjedhjet".

e.n/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Rrëzohet paketa "Blushi" në kongresin e PS, merr vetëm 31 vota

Hapet sipari i Kongresit të PS, 25 minuta film me manipulimet e zgjedhjeve

Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave

Kongresi i PS, në Pallatin e Kongreseve mblidhen 1500 delegatët

Mbahet sot Kongresi i PS, kryetari i ri pritet të dalë mes garës Rama-Malaj

Arta Dade: Edi Rama s'është fajtor për humbjen e PS në zgjedhje

Kongresi i PS, Majko pro Ramës: Do diskutojmë zgjedhjet jo statutin

Edi Rama: Pse do të jem në krye të Partisë Socialiste

Arben Malaj: Do të kandidoj për kreun e PS-së, po humba nuk largohem

KOMENTE