English

Fjala e plotë, Ben Blushi: Shqiptarët nga 28 qershori e tutje na shohin me hezitim

Tiranë, 29 Gusht NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi në fjalën e mbajtur sot në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, u ndal gjatë në problematikën e brendshme duke apeluar për demokratizim dhe paralajmëruar se "shqiptarët, nga 28 qershori e tutje na shohin me hezitim".

Më poshtë vijon fjala e plotë:

Të nderuar delegatë,

Miq nga gjithë Shqipëria,

Së pari me lejoni t'ju uroj per perkushtimin e treguar gjate ketyre zgjedhjeve te cilat, megjithese ne socialisteve nuk na dhane rezultatin qe prisnim, deshmuan se shume shqiptarë qe donin ndryshimin u bashkuan pa hezitim rreth nesh. Kjo është per merite te padiskutueshme te nje partije e cila ne gati 17 vjet është perpjekur gjithmone te rreshtohet ne krahun e te drejtes, ne krahun e Evropës dhe pa dyshim ne dobi te Shqiperise.

Se dyti me lejoni te falenderoj te gjithe perfaqesuesit e Korçes, antare te partise, komisionere, numerues, kandidate, te cilet me kane dhene mundesi jo vetem te jem ketu sot, por ti them te gjitheve se fushata jone ne kete qark, per shkak te tyre, ishte nje sakrifice e suksesshme. Ne jo vetem arritem te merrnim me shume vota se kundershtaret tane por penguam cdo tentative per te deformuar rezultatin apo per te prekur votat. Une i falenderoj te gjithe nga zemra dhe mendoj se ne deputetet e Korçes duhet t'ua njohim mandatin tone si borxh moral atyre njerëzve.

Te nderuar miq,

Megjithese Partia Socialiste ka arsye dhe detyrim te njohe dhe te respektoje meritat e gjitheseicilit pa perjashtim, sot Partia Socialiste nuk ka mundesi t'u japë shqiptarëve ate per te cilen ata e votuan: ndryshimin. Ne nuk i fituam zgjedhjet dhe nuk kemi mundesi ta ndryshojme Shqiperine. Kjo është e trishtueshme per secilin prej nesh. Nuk ka sot socialist te lumtur ne mes tone. Shpresa dhe mundi yne per nje Shqiperi me te mire, nuk u kthye dot ne nje mundesi per te qeverisur Shqiperine. Ne jemi ne opozite. Kjo natyrisht nuk duhet te na ule koken, nuk duhet te na beje te ndjehemi te poshteruar, por duhet te na shtyje te jemi realiste dhe te kuptojme se cfare ka ndodhur. Shqiperija sot ka nevoje me shume se kurre per opoziten dhe te vërtetat e saj. Kjo është arsyeja qe jemi ketu sot. Te vendosim si do ta cojme perpara besimin dhe investimin e kaq shume shqiptarëve qe na votuan. Ata jane jashte kesaj salle dhe po na shohin nese ne vërtet jemi ne lartesine e asaj qe ata presin nga ne. Shqiptarët nuk na kane tradhtuar, por po presin qe ne te mos i tradhetojme ata.

Dhe pyetja qe cdo shqiptar ka drejtuar drejt nesh sot është vetem nje: Pse nuk fituat?Ne jemi te detyruar te pergjigjemi. Ky kongres është vendi ku duhet te pergjigjemi, kjo është dita. Nese nuk e bejme sic duhet, do na kthejne krahet, sepse shumica prej tyre e dine te vërteten. Ata kane votuar, ne kemi numeruar. Ata kane humbur, ne nuk kemi fituar. Ata kane shpresuar, por Sali Berisha qeveris.

Ne keto dite te nxehta une kam folur, ndoshta duke merzitur shume njerëz, por shpresoj edhe duke sqaruar shume te tjere. Sidoqe te jete kam folur ne emer te ndërgjegjes sime. Qe nga viti 1991 kam kerkuar te jem ne anen e te vërtetes dhe sot besoj me shume se kurre se Partia Socialiste ka nevoje ta shohe te vërteten ne sy. Duhet tju them te gjitheve se nese do te isha nisur nga interesat personale, ndoshta nuk do kisha folur. Megjithate nuk besoj se sot është dita per ti kerkuar llogari njeri tjetrit se pse kemi folur, por pse nuk kemi fituar. Socialistet nuk jane ne pushtet, jo sepse dikush ka folur apo nuk ka folur, por sepse nuk i kane fituar zgjedhjet. Kjo na shqeteson dhe kjo është ceshtja. Personalisht nuk do te jem kurre perpara dilemes te flas apo te mos flas sepse jetoj per te menduar, per te folur dhe per te shkruar. Une do flas gjithmone pavaresisht se cfare humb, sepse duke bere kete gje te pakten mund ta ndihmoj Partine Socialiste te kete ndergjegje. Per cilindo qe mendon se kam folur atehere kur nuk duhej une i them: po, kam folur atehere kur kuptova se heshtja do ishte me e demshme se sa zhurma. Njerëzit dhe shoqerija nuk zgjohen nga heshtja por nga zhurma.

Ka shume miq dhe kolege ne kete salle te cilet besojne se ajo qe ka ndodhur ne 28 qershor ishte nje vjedhje masive e votave. Ka shume kolege te cilet realisht besojne se ne fituam por qeveria i vodhi votat tona. Une nuk e paragjykoj mendimin e tyre dhe aq me pak faktet qe mund te kene. Keto zgjedhje nuk ishin nje dite e bukur, fat te cilin sot e kane shume popuj ne Evropë. Keto zgjedhje nuk u zhvilluan ne nje laborator, por ne nje territor te veshtire, shpesh te pamundur per te ndare me vote interesin e nje shteti partiak me ate te demokracise. Ne duhej te mundnim nje njeri i cili ne te kaluaren ka vjedhur votat e shqiptarëve dhe per kete ishim te pergatitur. Ne nuk u nisem ne nje loje por ne nje beteje. Ne hyjme ne nje beteje duke e njohur kundershtarin tone dhe nese kemi menduar se djalli do behej engjell nga frika jone jemi gabuar, sepse kjo nuk ndodhi. Sali Berisha nuk ka ndryshuar as per shkak te zgjedhjeve. Megjithate ja ku jemi per te peshuar forcen e gjykimit tone dhe sigurisht per te gjetur mes nesh ata qe nuk munden ta mundin djallin ne kutite e tyre te votimit, sepse ai ua vodhi. Une besoj se edhe nese votat na jane vjedhur ne kemi pergjegjesi, sepse mbi te gjitha u premtuam shqiptarëve se do ti mbronim votat e tyre. Ky ishte premtimi yne solemn te cilin me sa duket nuk e mbajtem dot dhe kjo na ka shkaktuar ne keto kohe, shume paqartesi per forcen dhe mundesite qe kemi per te ruajtuar dhe mbrojtur demokracine ne Shqiperi. Shqiptarët nga 28 qershori e tutje na shohin me hezitim. Jam i bindur qe shume prej tyre mendojne se ne jemi te dobet dhe nuk do kemi edhe ne te ardhmen mundesi te mbrojme votat e tyre. Shume shqiptarë kane te drejte te mendohen gjate ne te ardhmen kur te votojne per ne. Ata do jene gjithmone e me teper perballe pyetjes : a ja vlen ta votoj Partine Socialiste nese nuk garanton voten time?Kjo është ceshtja. Prandaj duhet te jemi bindes dhe te besueshem pet ate qe themi brenda dhe jashte kesaj salle. Dhe meqe keto dite ka patur nga koleget shume pikepyetje ne lidhje me zgjedhjet une dua tju shtroj disa pyetje miqte e mi, ne rradhe te pare per te sqaruar te vërteten per te cilen kam me shume nevoje se per gjithshka. Dikush ka thene se komisioneret tane u shiten. Une ju pyes. Kush prej nesh u shit?Dikush ka thene se komisioneret tane dhe numeruesit ishin te paafte. Une ju pyes kush prej nesh ishte i paafte?Dikush ka thene se komisioneret tane numeruan gabim votat tona?Une ju pyes kush numeroi gabim. Dikush ka thene se kutite u ndryshuan?Une ju pyes cilat kuti dhe kush prej nesh kishte detyrimin ti mbronte ato?Ne kete salle jemi mbledhur te gjejme ata qe nuk i lejuan Partise Socialiste te vije ne pushtet dhe une e kam te veshtire te besoj ne beteja te tjera, nese ne nuk zbardhim 28 qershorin. Nese dikush u shit, nese dikush ishte i paafte, nese dikush lejoi me qellim te deformohej vota e shqiptarëve ne fshatin apo qytetin e tij, ne duhet ta gjejme me cdo kusht dhe me cdo çmim. Me keta njerëz nuk mund te bashkejetojme ne nje parti. Ata jane armiq te demokracise per sa kohe qe e shesin ate. Te pakten duhet ti crregjistrojme nga partia dhe pastaj ti kerkojme drejtesise te beje punen e vet duke faktuar krimin e kujtdo. Shqiperia dhe Partia Socialiste nuk ka pse vuan damken e paaftesise per shkak te kujtdo qofte. Krimi duhet te kete emrin e vet. I them keto duke patur natyrisht edhe une faktet e mija. Ne zonen ku kam bere fushate nuk mund te fajesoj dot asnje komisioner, asnje numerues dhe asnje kandidat qe u shit, u ble, qe mbylli syte apo u mashtrua. Jo, kete nuk mund ta bej. Do ti jem mirenjohes atyre njerëzve gjithe jeten time. Por sikur te kisha nje fakt dhe nje arsye, do ta thosha ketu sot me emer dhe mbiemer. Kete duhet te bejme te gjithe nese dyshojme dhe kemi prova. Ti nxjerrim faktet ne gjyqin tone electoral. Ndryshe krimi do te vazhdoje per sa kohe qe do ta lejojme te jetoje midis nesh. Nese nuk nxjerrim sot emra dhe pergjegjes atehere do te hyjme ne betejat e tjera duke ruajtur veten nga shoket dhe koleget tane qe mund te perserisin te njejten gje. Ne kete rast do te jemi te humbur dhe te pashprese ne pafundesi. Ju ftoj te gjitheve ta bejme kete pastrim me kurajo dhe me vërtetesi. Cdo kandidat, sidomos duhet te tregoje komisioneret dhe numeruesit qe kane tradhetuar Partine Socialiste. Nese zgjedhjet jane vjedhur, ato jane vjedhur ne kuti sepse është naïve te thuash se votat jane ndryshuar perpara se te hynin aty. Dhe ne cdo kuti ne kemi patur rojtaret tane, te cilet e dine te vërteten. Dhe nxjerrja e se vërtetes është nje detyrim per vendin dhe jo vetem per ne socialistet. Por nese e ndertojme alibine tone mbi shpifjen per qindra socialiste te pafajshem atehere kemi bere nje krim tjeter ne te cilin une nuk mund te marr pjese dhe te cilin e refuzoj. Te akuzosh te tjeret per te fshehur nje problem do te thote te shtosh edhe nje problem te ri. Dhe une mendoj se ne po i shtojme Partise Socialiste nje problem te ri. Duke dashur te mbrojme nje njeri qe nuk pranon te vërteten po hedhim balte mbi Partine Socialiste. Ne asamblene e fundit te partise ne shmangem bojkotin e paralajmeruar te parlamentit dhe kjo do te thote se rezistenca e idéve brenda partise ka gjithmone sukses. Bojkoti do te ishte shkaterrues per ne dhe une i qendroj deri ne fund ketij vendimi qe nuk besoj se mund te ndryshoje me, pavaresisht nga kapricioja e dikujt qe mendon se parlamenti nuk ka pse egziston per sa kohe qe nuk je vete atje.

Sic e kam thene edhe me pare ajo qe mendoj per keto zgjedhje nisur edhe nga faktet qe kam është kjo : keto zgjedhje nuk kane qene te perkryera, ato jane shoqeruar me deformime te caktuara ne lista, ne numerim, ne presione te shtetit mbi votuesit, ne blerje votash te cilat ne shume raste kane qene flagrante dhe te denueshme, por megjithekete ne nuk kemi mundur te marrim rezultatin qe prisnim. Ne na mungojne gati 25 mije vota per te ardhur ne pushtet dhe une nuk mund te bindem se 25 mije vota jane zhdukur nga kutite tona. Diferenca jone me te djathten është sot 25 mije vota dhe kjo diference sipas meje ka disa arsye qe nuk lidhen vetem me cilesine dhe deformimet e zgjedhjeve. Kjo me ben te mendoj dhe ta kerkoj te vërteten edhe diku tjeter.

Une besoj se deshtimi electoral nuk lidhet vetem me deformimin e votes. Besoj se ka edhe arsye te tjera per te cilat nuk mund te heshtim. Nese heshtim , kemi bere nje gabim qe do te na kushtoje shume ne te ardhmen. Une mendoj se ne nuk fituam edhe per shkaqe qe varen nga ne dhe vetem nga ne. Besoj se nje nga shkaqet ishte dobesija e koalicionit tone dhe per kete nuk mund t'ua veme gishtin as komisionereve dhe as numerueseve. Nuk jane ata pergjegjes qe koalicioni yne pati pese parti dhe koalicioni i djathte pati 17 parti te cilat mblodhen ne total me shume vota se ne. Kush i premtoi Partise Socialiste se do ta bashkonte te majten ne vitin 2005. Ky njeri nuk ishte as komisioner dhe as numerues por ishte Kryetari i Partise Socialiste. Njeriu qe beri kete premtim na dha garanci deri diten e fundit se ne nuk kishim arsye te kerkonim koalicione me te gjera, sepse votat tona ishin te mjaftueshme. Koha provoi se ai jo vetem e kishte gabim por se ishte edhe i paafte per te bere parashikimin e duhur. Ky njeri rrezoi per shkaqe te dobeta te gjitha urat qe bashkonin te majten duke ia bere te pamundur Partise Socialiste te kapercente hendekun e votave qe e ndante nga e djathta. Sot ka shume njerëz qe ankohen per kete gje nen ze, por kjo është pikerisht dita per ta kthyer zerin tone ne kor.

Une mendoj se ne nuk fituam edhe per shkak te paqartesise se programit tone dhe per cilesine e tij nuk u zotua asnje komisioner dhe asnje numerues. Programin fitues e mori persiper Kryetari i Partise Socialiste i cili takoi popullin per dy vjet rresht duke premtuar te hidhte ne leter te gjitha mendimet dhe nevojat e tij. Une ju pyes sot ku është ky program?A ka ndonje delegat, qofte ai antar partije, kryetar, sekretar, kandidat apo cfaredo i cili mund te me tregoje programin e partise?A ka egzistuar ky program dhe nese po kush e ka?Dhe nese dikush e ka ne formen e nje letre apo te nje broshure me te cilen mund te bente fushate ne lagjen apo ne fshatin e tij, cfare thoshte ai program per rrogat, per varferine, per pensionet, per energjine, per ujin, per bujqesine, per administraten, per ekonomine, per taksat, per rruget, per ujesjellesat, per te rinjte, per te moshuarit, per grate, per te pastrehet, per te papunet, per shtetin e se drejtes, per integrimin, per veriun dhe per jugun, per malesine dhe bregdetin, per vizat, per reformat dhe ne fund te fundit per Shqiperine. Per te gjithe ata qe duan te mbrohen une ju jap vetem kete ngushellim: ne kishim fjale por nuk kishim program dhe a e dini pse?Sepse Edi Rama tha : programi quhet Edi Rama. Por me sa duket Shqiperia nuk donte nje njeri por nje parti. Shqiperija nuk donte vetem nje parti por nje koalicion. Shqiperia nuk donte nje fjale por nje premtim. Me vjen keq ta them por keto ne nuk i kishim. Ne folem por nuk premtuan. Ne folem por nuk u zotuam. Ne folem por nuk bindem. Ne akuzuam por nuk gjykuam. Ne thame si prishet por nuk thame si rregullohet. Ne treguam semundjen por nuk gjetem ilacin. Ne i thame Shqiperise qe nuk do qeverisesh as nga nje parti, as nga nje program, as nga nje ideologji por nga nje njeri.

Une ju pyes sot cdo te thote te mos jesh as i majte dhe as i djathte. Ne fund te fundit cfare na bashkon ne socialisteve?Cfare na bashkon ne qe jemi ne kete salle?Une nuk mendoj se kete shumice burrash dhe grash i bashkon vetem nevoja per te mundur Sali Berishen. Kjo është shume pak per nje parti te madhe. Parti Socialiste dhe socialiste do te kete edhe kur Sali Berisha te mos jete me. E vetmja gje qe na bashkon dhe do te na bashkoje është filozofija e te majtes. Ne besojme se njerëzimi dhe pa dyshim Shqiperia mund ti zgjidhe problemet e veta me varferine, pabarazine, padrejtesine dhe polarizimin duke u qeverisur majtas. Bota dhe Shqiperia mund te jene me te drejta nese e majta vendos. Shqiperia sot është nje vend shume i varfer dhe prandaj është i ndare. Po cfare u thame ne shqiptarëve te varfer? Shume pak per te mos thene qe i kemi tradhetuar. Shqiperia është e varfer dhe cuditerisht qeveriset nga e djathta. Ky është nje paradoks, por faji nuk është i shqiptarëve por i yni, qe nuk arritem ti bindim se e majta mund ta sheroje shoqerine nga varferia dhe ta integroje shume me mire dhe shume me shpejt, se kushdo tjeter ne Evropë. Ky duhet te ishte thelbi i programit tone dhe me vjen keq ta them se kjo mungoi. Ne keto zgjedhje Shqiperise i mungoi e majta dhe ne kemi detyrimin ti kthejme vendit ate qe i mungon. Nje parti e cila nisej nga ky program dhe nga kjo ide do ta kishte shume me te lehte ballafaqimin electoral. Ne do ishim me te furnizuar me ide, me projekte dhe argumenta. Sigurisht edhe kryetari i partise sone do ta kishte me te lehte te dilte ne debat me kundershtarin duke e mundur ne duel. Edhe ata qe duan ta mbrojne me cdo kusht Edi Ramen, besoj se nuk ia falin dot, qe ne emer te Partise Socialiste, ne emer te ndryshimit nuk doli ne debat publik me Sali Berishen. Mendoj se kjo është e pafalshme dhe pyetja ime është pse nuk e kerkoi kete debat. Nese me pyesni une mendoj se ai kishte frike. Votuesit e kuptuan se Sali Berisha nuk mund te mundej duke dale cdo dite tek dera e partise, por vetem balle per balle. Edi Rama nuk e beri kete dhe friken e tij e quajti politike e re. Bota prodhon per dite politikane te rinj te cilet kerkojne dhe arrijne ti mundin politikanet e vjeter duke i ftuar dhe duke i mundur ne duel. Ne rastin tone kjo nuk ndodhi. Por edhe nese kishte frike, apo pasiguri, kete gje duhet ta konsideronte nje detyrim. Nje detyrim per ti dhene kurajo Partise Socialiste dhe shoqerise e cila e ben diferencen mes kundershtareve kur ata ndeshen dhe jo kur ata rrine ne qoshe te ringut. Kush prej nesh mendon se është normale qe kandidatet te dilnin neper debate dhe sigurisht mire bene dhe kryetari i partise te mos bente te njejten gje?Kjo kurajo e domosdoshme per nje lider i mungoi Kryetarit te Partise sone. Per te gjithe ata qe besonin se Edi Rama e mund Sali Berishen, ky ishte casti per ta provuar kete gje. Ne te kundert ai jo vetem qe nuk doli ne debat publik ne emrin tone, por as nuk kandidoi, dobesi qe shume nga ne besojne se ka ndikuar ne sigurine e fushates sone. Shqiptarët menduan se mungesa e kandidimit ishte nje parathenije e humbjes. Kandidimi ishte nje detyrim te cilit kryetari i Partise Socialiste iu shmang dhe kjo nuk i kushtoi vetem atij por gjithe Partise Socialiste. Kryetari i Partise Socialiste dha pershtypjen se parlamenti dhe deputetet jane nje gje e panevojshme gje qe ne disa raste e ka thene. Por pse duhet te votonin shqiptarët per deputetet e Partise Socialiste, kur kryetari i tyre refuzonte me bezdi te ishte njeri nder ta? Edi Rama i tha partise qe drejtonte:Ju jeni te majte, por une nuk jam. Ju jeni politikane, por une jam qytetar. Ju jeni politike e vjeter, por une jam politike e re. Ju doni te kandidoni, por une nuk kandidoj. Ju dilni ne debat, por une nuk dal. Ju numeroni, une fitoj. Ndersa sot po i thote: ju numeruat keq dhe une prape fitoj.

Ka shume njerëz qe thone sot, po ju te tjeret a mbani pergjegjesi per kete humbje. Une them se po. Pa dyshim qe te gjithe mbajme pergjegjesi dhe koha duhet ti deshmoje. Por shume nga keto vendime per te cilat po flasim ishin vendime personale te Edi Rames. Gabohet kush priste nga ne, qe ta detyronim kryetarin e partise te kandidonte me zor. Gabohet cdo njeri qe priste qe ne ta detyronim kryetarin e partise te dilte ne debat me force. Keto detyrime nuk mund te ti mesoje njeri sepse kjo është arsyeja per te cilen te kane zgjedhur. Kjo është njelloj si ti mesosh nje rrote si te rrotullohet, apo nje anije si te lundroje.

Dhe une besoj se kjo është dita ta marrim seriozisht ne konsiderate cilesine e kryetarit te cilit i besuam. Nje nga aftesite e munguara te tij është aftesija per te negociuar. Ne kater vjet ai deshmoi se nuk di te negocioje me shoket apo ish-shoket e vet gje qe na ka kushtuar dhe na ka shkaktuar shume deshtime te panevojshme dhe plotesisht te shmangshme. Dua tju kujtoj se per shkak refuzimit per te negociuar brenda partise ne humbem presidentin ne vitin 2007. Per shkak te kokefortesise per te biseduar me disa socialiste u krijua edhe nje parti tjeter nga rradhet e Partise Socialiste e cila na mori vota sa per nje mandat deputeti. Per shkak te refuzimit per te negociuar me aleatet tane ne humbem pushtetin ne vitin 2009. Per shkak te refuzimit per te negociuar me ata qe mendojne ndryshe brenda partise, sot ne po rrezikojme vete partine. Te negociosh, është nje detyrim per te qene kryetar dhe nje kusht per te qene lider.

Por le te vijme sot, kur ai po na kerkon nje mandat shtese per te drejtuar partine. Fakteqesisht ky kongres, qe duhet te ishte mbledhur per ta bashkuar Partine Socialiste, po mblidhet vetem per ti dhene nje shtese mandati Edi Rames. Une hyj tek ata qe mendoj se nuk duhet ta bejme kete gabim. Une nuk votoj kunder Edi Rames sepse ka humbur zgjedhjet, por sepse nuk jep shprese se mund ti fitoje ato. Problemi yne është me te ardhmen dhe jo me te shkuaren. Problemi yne nuk është me Edi Ramen sic ka qene, por me Edi Ramen sic kerkon te behet. Une nuk votoj kunder Edi Rames se para 28 qershorit, por votoj kunder Edi Rames se pas 28 qershorit. Une votoj kunder Edi Rames sepse ai po i grabit kryetarin Partise Socialiste duke u fshehur pas neneve te statutit. Ai po i grabit nje standart shoqerise shqiptarë te cilen ne e kemi mesuar, se, ai qe nuk fiton dot, largohet. Ne e zgjodhem Edi Ramen per te mundur Sali Berishen dhe sot nuk duhet ta ngushellojme duke i dhene mundesi te munde shoket e vet dhe partine e vet. Ne e zgjodhem Edi Ramen jo per te fituar Partine Socialiste, por per te fituar Shqiperine. Partija Socialiste e ndihmoi pa kushte Edi Ramen te mundte Sali Berishen dhe sot Edi Rama nuk mund ta pengoje Partine Socialiste te munde Sali Berishen. Dhe une kam ardhur ketu ti them publikisht: mos na pengo ta mundim Sali Berishen sepse ky është nje detyrim kombetar te cilit Partija Socialiste nuk mund ti beje bisht ne te ardhmen e vet. Partija Socialiste është e destinuar te fitoje dhe te ndryshoje Shqiperine. Por per te ndryshuar Shqiperine, ne rradhe te pare duhet te ndryshoje veten. Dhe kushdo qe sot është kunder ketij ndryshimi per shkak se e frikeson e panjohura une e mirekuptoj. Per kedo qe e keqkupton kete ballafaqim idesh brenda nesh, une i them se nuk ka arsye te trembet nga kjo gje. Idete tona ne kete Kongres kane vetem nje qellim: si fitohet dhe jo si humbet. Socialistet sot mund te mos e dine se si fitohet por e dine shume mire se si humbet. Ata nuk kane humbur per shkak te vetes por per shkak te drejtimit te gabuar. Ata sot e dine shume mire se cfare nuk duhet te bejne me. Socialistet duan nje parti ne te cilen ka vend per cdo njeri, per cdo ide dhe per cdo kontribut. Socialistet dhe shqiptarët nuk duan nje parti kunder atyre qe mendojne ndryshe, por nje parti qe fiton sepse është e hapur, demokratike, e majte dhe prandaj është fituese. Socialistet sot kane nevoje me shume se kurre per nje projekt qe i bashkon dhe per nje kauze qe i motivon. Socialistet duan te dalin te bindur dhe te bashkuar nga ky Kongres. Socialistet duhet te bashkohen rreth nje ideje dhe jo rreth nje njeriu. Nje nga arsyet qe une nuk jam ne garen brenda partise është edhe kjo. Gara qe ka filluar mund ti sjelle nje kosto te madhe nje partie, te ciles i imponohet te mbështëse nje kandidat edhe pse ai ka humbur. Une e di ashtu si seicili ne kete salle se sa ne veshtiresi jane vene forumet tona ne rrethe sa here qe atyre u është kerkuar te mbështësin nje kandidat. E kane bere kete gje kunder deshires dhe kjo i mban shume njerëz ne kete salle kokeulur e megjithate une i mirekuptoj dhe i respektoj. Problemi nuk jane ata, por mungesa e lirise dhe pavaresise ne nje parti njerëzish te lire. Sot qe flas me dhemb kur shoh shoket e mij te armeve ne Korçe tek zihen ne publik per mua apo per Edi Ramen. Kam ndare dite te veshtira dhe te bukura me keta njerëz per ti futur ne nje konflikt te panevojshem. Por nese kjo ka ndodhur per shkakun tim, une kam burrerine tu kerkoj ndjese, por po te njejten gje duhet te beje ai qe u kerkon me hir dhe me pahir te percahen per ta mbështëtur. Une nuk kerkoj mbështëtje me dhune, as me frike por vetem me arsye. Une nuk kerkoj mbështëtje per vete, por per Partine Socialiste. Une besoj se me shume se Kryetari, ka rendesi Partia Socialiste dhe e majta. E ardhmja duhet te filloje nga kjo pike. Kjo është arsyeja qe bashke me gati 300 delegate te ketij kongresi kemi vendosur ta nisim ndryshimin nga partia. Partia Socialiste mund te jete me demokratike, me funksionale duke i dhene me shume pushtet forumeve te saj dhe ne kete kemi kerkuar me ndryshimet e propozuara. Me vjen keq qe vullneti i kaq shume burrave dhe grave po injorohet. Ata jane pjese e Partise Socialiste dhe besojne ne nje parti e cila ka lindur dhe egziston per te ndryshuar sic ka ndodhur qe nga dita e pare e saj. Une besoj se sot është dita kur ne duhet te hapim nje rruge te re. Nje rruge qe kalon nga mirekuptimi, nga paqja brenda nesh, nga vizioni dhe optimizimi se Shqiperija behet. Shqiperia po prêt qe ne te ndryshojme qe te fitojme dhe ne nuk duhet te vonohemi. Ju ftoj te gjitheve te dalim te bashkuar nga kjo salle dhe nese ka vullnet dhe besim ne mund ta arrijme dhe duhet ta arrijme kete me cdo kusht. Por sigurisht jo me kushtin per te fshehur te vërteten sepse e vërteta nuk ka çmim. Ajo ka vetëm çmimin e lirisë.

KOMENTE