Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plazhi i Jalës, paralajmëron Berisha: Gabojnë shumë rëndë ata që ndërtojnë në Breg pa leje
English

Plazhi i Jalës, paralajmëron Berisha: Gabojnë shumë rëndë ata që ndërtojnë në Breg pa leje

Vlorë, 29 Gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga zona turistike e Jalës se "gabojnë shumë rëndë ata që ndërtojnë në Breg pa leje", duke paralajmëruar se "ligji do të veprojë në të gjithë zonën turistike dhe në të gjithë vendin".

Berisha inauguroi dje fillimin e punimeve për rrugën e plazhit Jalë, me gjatësi 5 kilometra dhe vlerë investimi 210 milionë lekë.

Kjo rrugë, që të çon në një nga perlat e brigjeve shqiptare, në Jalë, e bën këtë zonë lehtësisht të arritshme nga turistët vendas e të huaj.

Kryeministri tha se Qeveria e mbrojti Jalën, që e kishte ngërthyer mafia me të gjitha tentakulat e saj dhe e reklamonte në Europë si pasurinë e saj.

"Tani pasuria është e pronarëve të vet, është e komunitetit dhe nuk do mundet askush, në mënyrë absolute, të pushtojë qoftë edhe një metër katror pa lejen e autoriteteve vendore," u shpreh Berisha.

Kryeministri bëri apel që të gjitha ndërtimet në këto zona të jenë në respektim të ligjit, duke ruajtur e mbrojtur jo vetëm zonat turistike të vendit, por të gjithë territorin nga ndërtimet pa leje.Â

"Dua të theksoj se gabojnë shumë rëndë ata që ndërtojnë në Breg pa leje. Ligji, - vijoi Kryeministri - do të veprojë në të gjithë zonën turistike dhe në të gjithë vendin.

"Ne kemi bërë një ligj shumë të mirë për të mbrojtur territorin dhe për t'u dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të ndërtojnë pa asnjë lloj shqetësimi. Ndaj u bëj thirrje që t'u referohen ligjit. Plani urbanistik i qeverisjes vendore, që do të bëhet në përputhje me masterplanin e hartuar nga qeveria shqiptare, i jep mundësi zhvillimit më të shkëlqyer të Bregut dhe në interesin më të madh të komunitetit që jeton këtu".

a.d/e.n/NOA

KOMENTE