Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, policia kryen në agim, operacionin Muzgu për kapjen e një grabitësi
English

Tiranë, policia kryen në agim, operacionin"Muzgu" për kapjen e një grabitësi

Tiranë, 29 Gusht NOA - Policia e Tiranës ka kryer agimin e sotëm, një operacion të koduar me emrin "Muzgu", për kapjen e një të riu të dyshuar për vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Aksioni u krye në orët e para të ditës së sotme nga shërbimet e seksion kontroll territorit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve ndaj Pronës në Komisariatin e Policisë Nr.2.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës, konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA se u krye arrestimi pa rezistencë, i 31-vjeçarit Festim Skermo, lindur dhe banues në fshatin Poloskë, rrethi Devoll, i dënuar më parë me 6 vjet burg për veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë.

I riu ishte nën hetim se kishte vjedhur lokalin bar-kafe "Rodjon" në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, në pronësi të një qytetari.

Policia tha se nga puna e bërë ka rezultuar se Festim Skermo është dhe autori i vjedhjes së agjencisë së këmbimit valutor Moneygram ndodhur më 24 gusht 2009 në rrugën "Luigj Gurakuqi" në Tiranë.

"Po punohet në grup pune nga specialistët e hetimit të krimit për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi, pasi ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka kryer disa vjedhje të tjera në qytetin e Tiranës", - detajoi policia.

e.n/NOALexoni lajmin mbi grabitjen e 24 gushtit 2009: Tiranë, grabitet me armë një agjenci e këmbimit valutor

KOMENTE