Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet e 28 Qershorit, PS bën publik një pjesë të Raportit të saj
English

Zgjedhjet e 28 Qershorit, PS bën publik një pjesë të Raportit të saj

Tiranë, 29 Gusht NOA - Partia Socialiste publikoi para pak minutash një pjesë të raportit për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 duke sqaruar se është dhënë për mediat vetëm pjesa e lejuar të bëhet publike.

Më poshtë vijon Raporti i PSSH për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 përgatitur në Tiranë, 27 korrik 2009, pjesa e ofruar për publikun nga PS

HYRJE

Ky raport bazohet mbi monitorimin e realizuar nga strukturat e Partisë Socialiste dhe aktorë të medias, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, mbi procesin zgjedhor në Shqipëri. Raporti është përmbledhje e fenomeneve që paraprinë dhe shoqëruan procesin zgjedhor në Shqipëri, të cilat deformuan vullnetin e qytetarëve shqiptarë, duke mos përmbushur standardet ndërkombëtare të kërkuara për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Europian.

SITUATA POLITIKE DHE E SIGURISË PËRPARA DITËS SË ZGJEDHJEVE

Klima politike konfliktuale

Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Topalli, përmes një retorike konfliktuale dhe sjelljesh arbitrare, kanë tensionuar klimën politike duke arritur kulmin gjatë fushatës zgjedhore.

Lidershipi politik i maxhorancës ka hedhur një sërë akuzash dhe shpifje mbi jeten private për opozitën në tërësi, dhe veçanërisht mbi drejtuesit politik të PS.

Ekzekutimi i deputetit të opozitës Fatmir Xhindi

Vrasja e deputetit të opozitës të qarkut të Fierit, Z. Fatmir Xhindi, me 2 Maj 2009, goditi rëndë perceptimin e publikut mbi nivelin e sigurisë dhe të rendit në vend.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga ky ekzekutim, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë krim të rëndë.

Partia Socialiste vlerëson se kjo vrasje përmban kontekst tërësisht politik dhe ka ndodhur për shkak të detyrës që mbante deputeti i opozitës.

Ky akt shërbeu si një presion i drejtpërdrejtë mbi opozitën dhe publikun në përgjithësi, veçanërisht në zonën e Fierit.Â

 Ekzekutimi i kryetarit të Partisë Demokristiane në Shkodër

Atentati terrorist ndaj zyrtarit të PDK në Shkodër më datën 18 Qershor 2009, për nga mënyra si u realizua dhe momenti që ndodhi, ishte ngjarja më e rëndë kriminale me efekte të drejtpërdrejta elektorale.

Ky krim ndodhi vetëm dy ditë pas akuzave që hodhi Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, pikërisht ndaj zyrtarëve të Partisë Demokristiane, duke i cilësuar ata si mafiozë.Â

Situata u përkeqësua pas deklarimit në mënyrë të rrufeshme të zëdhënësit të Policisë së Shtetit, disa orë pas atentatit, se vrasja ishte kryer për motive kriminale dhe nuk kishte lidhje me deklaratat e zonjës Topalli.

Çuditërisht ende nuk ka asnjë të arrestuar apo të akuzuar për këtë krim, megjithëse policia deklaroi se kishte dijeni për aktivitetet kriminale të viktimës.Â

Dhuna ndaj simboleve dhe zyrave të opozitës

Partia Socialiste dhe media kanë denoncuar rastet e ndryshme të dëmtimit të zyrave elektorale, dhunimit të përfaqësuesve të opozitës apo dhe dëmtimit të materialeve promocionale të fushatës si në Shijak, Tiranë, Korcë, Elbasan, Rrëshen, Gramsh, Lezhë etj.

Përdorimi i elementëve kriminalë dhe ekstremistë nga Partia Demokratike.

Partia Socialiste, por dhe raportime të ndryshme të medias, vlerësojnë se ka pasur një rigjallërim të grupeve të militantëve të PD-së, të njohur për frymë ekstremiste, te cilëve u jane bashkangjitur persona të njohur me precedentë penalë apo dhe më keq akoma, persona të shpallur në kërkim. Keta individe u përdoren si për të tensionuar situatën, ashtu dhe për te frikesuar përfaqësuesit dhe votuesit e opozitës në ditët para dhe gjatë votimit.

Disa informacione të siguruara në rrugë konfidenciale, vetëm për datat 12, 15, 16, dhe 17 Qershor, tregojnë për një rritje të ndjeshme të lejeve të dhëna për të dënuarit gjatë periudhës zgjedhore, shumica e të cilave jane në kundërshtim të hapur me ligjin. Permes ketyre lejeve, te burgosurit jane bere pjese e fushatës në favor të qeverisë apo kane sherbyer për të riaktivizuar lidhjet kriminale në mbështetje të fushatës proqeveritare.

I. Leje shpërblyese.

Në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligj, janë dhënë lejet shpërblyese për të dënuarit, madje edhe per ata që vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë.

Personat e poshtëshënuar qe vuajnë dënimin me heqje lirije, janë të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore e me masa dënimi shumë të larta, dhe për rrjedhojë nuk plotësojnë kushtet për të përfituar leje shpërblyese. Ketyre personave u eshte dhene leje 5-14 ditore gjate muajit Qershor.

Konkretisht:

Isa Doçi, dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve;

Marjan Lukaj, dënuar me 13 vjet burg për vrasje;

Shpëtim Beqiri, dënuar më 13 vjet burg për vrasje;

Emiljano Domi, dënuar me 15 vjet burg vrasje;

Artan Goxhaj, dënuar me 25 vjet burg për vrasje;

Arjan Sina, dënuar me 18 vjet burg për vrasje;

Bujar Sinjari, dënuar 17 vjet për shfrytëzim prostitucioni;

Altin Patoku, dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje narkotikesh;Â

Spartak Kazazi, dënuar 20 vjet per vrasje me dashje;

Skënder Kulla, dënuar 12 vjet per vrasje me paramendim të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje;

Ilir Tosku, dënuar me 5 vjet për vrasje të mbetur në tentativë.

II. Leje të veçanta.

Ligji ka përcaktuar se leje të veçanta mund t'ju jepen personave që vuajnë dënimin me heqje lirije vetëm për arësye shumë specifike siç janë: raste vdekjesh, martesash apo sëmundje të rënda të rrezikshme për jetën e familjareve të tyre.

Në datat 12 Qershor, 15 Qershor, 16 Qershor dhe 17 Qershor, janë dhënë në shumicë leje në kundërshtim me ligjin, si rastet e meposhteme:

Petrit Gjoka, dënuar dënuar 12 vjet e 7 muaj për vrasje, i është dhënë leje e vecantë me arësyetimin se ka nënën sëmurë;

Antonin Keci, dënuar 14 vjet për vrasje, i është dhënë leje e vecantë sepse ka babain e sëmurë;

Ervis Curri, dënuar 8 vjet për vrasje me dashje, leje e veçantë për gjyshen e sëmurë;

Lush Kolndreu, dënuar 17 vjet për vrasje, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;

Bardhi Nanollari, dënuar 12 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;

Luan Isufaj, leje e vecantë për nënën e sëmurë, dënuar 25 vjet për vrasje me dashje;

Gjergji Saliu, dënuar 17 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e vecantë për përvjetorin e vdekjes së babait;

Festim Koci, dënuar dënuar 6 vjet për vjedhje me dhunë mbetur në tentativë;

Florian Pisha, dënuar 8 vjet e 6 muaj për prodhim e shitje të lëndëvë narkotike;

Drutan Zhuka, i dënuar 8 vjet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese;

Besnik Subashi i dënuar me 16 vjet për vrasje, mbetur edhe 5 vjet e 5 muaj;

Besnik Deda, i dënuar me 16 vjet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje;

Ferdinad Lamaj, i dënuar 9 vjet për shfrytëzim prostitucioni;

Gentjan Balla, i dënuar 20 vjet për vrasjë me paramendim;

Ivan Kondi, i dënuar 15 vjet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikë;

Naim Avdija, i dënuar 10 vjet për vrasje;

Ervin Gërbi, i dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike;

Sokol Uxhi, dënuar 7 vjet e 4 muaj për prodhim të armeve luftarake;

Hajri Hiraj, i dënuar me 10 vjet për trafikim qëniesh njerzore;

Jasim Sula i dënuar 9 vjet e 4 muaj për trafik armësh e municionesh;

Lista vazhdon dhe me te pakten 25 te denuar te tjere.

SJELLJA EÂ QEVERISË DHE PËRDORIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE

Edhe pse ligjerisht fushata elektorale nisi në 28 maj 2009, per qeverine fushata filloi shumë kohë më parë duke angazhuar fonde, mjete publike dhe duke vënë në funksion të saj edhe gjithë administratën publike.

Fushata me spotet televizive e qeverisë nëpër media të ndryshme filloi që në vjeshtën e vitit 2008. Vetëm fatura e paguar nga qeveria për këtë reklamim të vetvetes përllogaritet në disa milione euro.

Mitingjet e Kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Kuvendit Topalli ishin gjithmonë të shoqëruara nga prania e fëmijëve. Mbyllja e shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore per te siguruar pjesemarrjen e studenteve dhe nxenesve ne aktivitetet e Partise Demokratike, ishte një dukuri e pranishme në të gjithë fushatën zgjedhore.

Akuzave te Presidentit te Republikes dhe Avokatit te Popullit per politizim te sistemit arsimor, Ministri i Arsimit Z. Fatos Beja iu përgjigj se pjesëmarrja e fëmijëve në fushatën zgjedhore ndihmon shëndetin mendor dhe formimin e tyre.

Një pjesë e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të cilët janë drejtues të njësive vendore refuzuan të japin dorëheqjen, në kundërshtim me kërkesat e Kodit Zgjedhor. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për drejtues të lartë të administratës publike të cilët operojnë në petkun e legjislacionit të shërbimit civil.

Nga ana tjetër gjatë gjithë fushatës zgjedhore, presioni ndaj administratës publike ishte evident dhe i përqendruar në disa drejtime:

mbledhje votash duke deklaruar votën paraprakisht për të gjithë të punësuarit në administratë publike;

pjesëmarrje me detyrim në të gjitha aktivitet publike të Partisë Demokratike;

paralajmërime për pushime nga puna per pjesemarrje në aktiviete politike të opozitës apo votim për opozitën, përfshirë edhe fenomenin e fotografimit të votës me celular.

Fenomenet e mësipërme janë të mirë evidentuara si dhe janë venë në dukje edhe nga raportet e OSBE/ODHIR.

INFRASTRUKTURA ZGJEDHORE

Mungesa serioze në pajisjen e qytetarëve me Karta Identiteti dhe shpërndarje selektive e tyre

Mbi 250 mijë zgjedhës mbetën pa një dokument të ligjshëm për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës. Ky numër zgjedhësish mbetet përcaktues për rezultatet e votimit. Mospaisja e një numri shtetasish me kartë indentiteti, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për të konsideruar zgjedhjet e 28 Qershorit si të lira e të ndershme.

Listat e votuesve

Ministria e Brendshme shkeli haptazi afatin ligjor të parashikuar per dorezimin e listave te votuesve duke i vonuar të paktën 5 ditë nga afati i fundit ligjor. Ndërkohë që opozitës i është dhënë një kopje elektronike e listës së zgjedhësve vetëm më datë 3 qershor 2009.

Nga verifikimet paraprake të Partisë Socialiste rezultoi se:

Të paktën 2799 persona të moshës nga 110 deri në 150 vjeç, figuronin në listën e votuesve.

515 qytetarë që kanë lënë shtetësinë shqiptare me dekret presidencial figuronin në listat e votuesve.

5186 qytetarë figuronin me te dhëna të dubluara në lista dhe në më shumë se një QV.

Deri në datën 8 qershor, nga 383 njësi vendore në Republikën e Shqipërisë, 101 prej tyre ende nuk kishin afishuar listat e zgjedhësve. Nga verifikimi i listave zgjedhore dhe sidomos gjatë ditës së votimit rezultoi se në listat e shumë Qëndrave të Votimit mungonin shumë zgjedhës, pasi emrat e tyre rezultonin në qëndra të tjera votimi.

Vendndodhja e KZAZ, KQV e VNV

Në pajtim me kërkesat e Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin për vendosjen e Komisioneve te Qendrave të Votimit, Vendeve te Numerimit te Votave, të cilat në një pjesë të rasteve u vendosën në kundërshtim me ligjin.

Flagrante mbetet shembulli me VNV në Komunën e Bushatit, të zonës zgjedhore Shkodër, për të cilën pati një vendim të Kolegjit Zgjedhor, dhe shumica në KQZ nuk e respektoi atë, duke e ricaktuar përsëri VNV në objekt privat në kundërshtim me ligjin dhe me urdhërimin përcaktues gjyqësor të Kolegjit Zgjedhor.

Shkelja më serioze që u vu re para zgjedhjeve, dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm gjatë ditës së zgjedhjeve, ishte pikërisht caktimi i shumë qendrave të votimit në ambjente private të zotëruar nga militantët e PD. Ky fenomen kulmon me KZAZ nr 56 ne Kamez ku mbi 10% e numrit të QV u caktuan në ambjente private të zotëruar nga militantë të PD.

Nga të gjitha raportimet del se votimi në këto qëndra ka qënë një farsë dhe trysnia ndaj zgjedhësve ka bërë që shumë votues të opozitës të mos merrnin pjesë në zgjedhje.

MEDIA

Pasqyrimi i fushatës elektorale në media ka qënë në kushte jo të barabarta dhe e dominuar nga qeveria. Një fakt i tillë është vënë në dukje edhe nga raportet e ODIHR se "të gjitha stacionet televizive të monitoruara ia kushtuan PD-së një pjesë të madhe të kohës së caktuar për subjektet politike ..." dhe "se ministritë dhe agjensitë qeveritare u përdorën për të nxjerrë disa spote televizive informative" të cilat janë përdorur për fushatë zgjedhore në favor të PD-së.

Përdorimi i parave publike për të blerë kohë televizive dhe transmetuar shumë muaj më parë se të fillonte fushata zgjedhore spote me përmbajtje elektorale, ishte një nga shkeljet më serioze por edhe një praktikë e re për demokracinë e brishtë shqiptare.

PROCESI I VOTIMIT

Hapja e qëndrave të votimit dhe administrimi i procesit zgjedhor

Në shumë qendra votimi dhoma e fshehtë eshte vendosur në mënyrë të atillë që nuk siguronte fshehtësinë e votës. Në shumë qendra u evidentua kontrolli i votës së zgjedhësve në disa mënyra:

Deklarimi i votës anëtarit të komisionit të PD që qëndronte pranë dhomës së fshehtë.

Shumë fletë votimi përmbanin emrin ose firmën e votuesit duke e bërë atë të pavlefshme.

Plotësimi i fletës së votimit pa hyrë në dhomën e fshehtë ose tregimi i saj pas plotësimit dhe më pas palosja.

Bërja e fletëve te pavlefshmenga ana e komisionereve te PD, në rastet kur votuesit njiheshin si simpatizantë të PS. Qarku i Beratit shënon numrin më të madh të fletëve të pavlefshme 2900 kur dihet qe per mandatin e peste ne kete qark duhesh vetem 400 vota.

Prania e materialeve propagandistike dhe bërja propagandë gjatë ditës së votimit.

Sipas nenit 101, pika b, të Kodit zgjedhor, KQV heq materialet propongadistike në një rreth me rreze 150m. Ditën e zgjedhjeve u vunë re materiale propogandistike në/dhe pranë qëndrave të votimit, propogandë me mjete, flamuj dhe bluza të Partisë Demokratike para qëndrave të votimit, kjo më e theksuar në ato QV që ishin në objektet private dhe të zotëruara nga militanët të PD.

Në Qarkun e Tiranës në zonën pranë KZAZ 48 dhe në KZAZ nr 51, makina me targa të huaja, me flamuj të Partisë Demokratike dhe me këngën e fushatës së kësaj partie kanë lëvizur që nga momenti i hapjes së votimit edhe me pas.Â

Në Qarkun e Durrësit, KZAZ 8, në qëndrat e votimit nr. 1428, 1428/1, 1429 dhe 1430/1 në Spitallë të Durrësit, militantë të Partisë Demokratike kanë demonstruar me flamuj dhe bluza të Partisë Demokratike para qëndrave të votimit.

Në QV Pajovë fshat, Peqin, kryetari i komunës ka ushtruar presion ndaj zgjedhësve dhe ka futur materiale propogandistike të PD-së.

Në qendrën e votimit nr.2372, Bashkia Elbasan, situata ka qenë shumë e tensionuar, pasi militantë të subjektit zgjedhor të PD hynë me forcë në ambientet e qendrës së votimit dhe prishen procesin zgjedhor.

Në qendrën e votimit nr.2366 në Elbasan u përqëndruan shumë militante të PD nën drejtimin e kandidatit për deputet z. Aurel Bylykbashi, duke bërë presione mbi votuesit.

Në QV nr. 4724 në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, qarku Vlorë, z. Ismail Murtaj, kryetar komune, me militantë të PD-së kanë ushtruar presion te qendra e votimit.

Lista e votuesve dhe paraqitja e votuesve në qëndrën e votimitÂ

Gjatë ditës së votimit u vunë re bllokime të proceseve në disa zona për shkak se kutitë e votimit ishin dëmtuar, listat e zgjedhësve nuk kishin ardhur ose mungonte energjia elektrike. Kështu, në fshatin Qinam në QV nr. 4059, kutia e votimit ishte dëmtuar. Gjithashtu kutia e votimit ishte e dëmtuar edhe në qytetin e Pogradecit në QV nr. 3888. Në qarkun e Tiranës në KZAZ Nr. 60 nuk u dorëzuan listat e zgjedhësve në 13 qendra votimi. Në Komunën Moglicë dhe në Kurvelesh, procesi zgjedhor u dëmtua për shkak të mungesës së energjisë elektrike në qendrat e votimit. Në qëndrën e votimit nr. 0045 Niksh dhe nr. 0041 Shelcë, Komuna Kelmend, Malësi e Madhe, kryetari i komunës, përfaqësues i PD-së, përfshiu në listën e votimit me shkrim dore dhe jashtë formatit zyrtar, rreth 70 persona, duke pretenduar se ishin harruar në lista, por në fakt ata ishin militantë të Partisë Demokratike.

Votimi, kartat e identitetit dhe mundësia për të votuar

Sipas nenit 99 të Kodit Zgjedhor, KQZ dërgon në KZAZ numrin e nevojshëm të vletëve të votimit. Sikurse rezultoi ditën e votimit, kjo kërkesë ligjore u shkel në shumë KZAZ. Ne qendrat e votimit nr.4401, Mifol, Komuna Novoselë, ka pasur 100 fletë votimi më pak. Në Postribë në qendrën e votimit 0079, kanë shkuar fletë të bardha në vend të fletëve të votimit.

Një nga paregullsitë e konstatuara gjatë mbylljes së votimit ishte edhe mospërputhja mes numrit të votuesve që rezultonin se kishin votuar dhe fletëve të votimit. Në Qarkun Shkodër, në Qendrën e Votimit 0342, rezultuan në kutinë e votimit 26 fletë votimi më shumë se numri i zgjedhësvë që kishin votuar.

Më flagrante paraqitet situata me ata zgjedhës që nuk arritën të votonin pasi një person tjetër kishte votuar më parë në emër të tyre. Kështu, në Tiranë, në KZAZ 53Â QV nr. 1966, e vendosur tek shkolla Sami Frashëri, zgjedhëses Eriola Dervishi i është mohuar e drejta për të votuar për arsye se në emër të saj ka votuar një person tjetër me kartë identiteti me të gjithë të dhënat e Eriola Dervishit.

Në KZAZ-në NR. 51 QV nr. 1885/1 qytetari Ramazan Meleq Zerdelia u ankua se i është hequr e drejta e votimit, pasi dikush tjetër ishte lejuar të votonte në vend të tij. Orjon Ndue Simoni, një i ri emigrant në Greqi, ndonëse nuk ka ardhur në Shqipëri ditën e zgjedhjeve rezulton se ka votuar. Â

Lista e zgjedhësve, dublikimet në listë dhe mospastrimi i tyre

Listat përfundimtare kishin shumë dublikime emrash jo vetëm në qarqe të ndryshme, por persona që ishin të dubluar brenda një qarku. Në Pukë u evidentuan mbi 400 zgjedhës që kishin emrin në më shumë se një listë. Më konkretisht, në Komunën Blerim 179 persona, në Komunën Fierzë 70 persona, në Qafë Mali 31 persona, në Bashkinë Fushë-Arrëz 7 persona, në Iballe 30 persona, ne Kukes 129 persona te dubluar.

Shumë votues të majtë nuk kishin emrat në listat e tyre ndonëse i kanë patur në listat paraprake. Kështu, në zonën Nr. 19, rreth 450-500 persona nuk arritën të votonin sepse emri i tyre nuk ishte as në qëndrën e votimit ku kanë votuar në zgjedhjet e mëparshme dhe as në qëndrat e tjera të kësaj ZAZ. Në shumë komuna të Patosit, kishte zhvendosje të mëdha nga një fshat në tjetrin dhe shumë njerëz e kishin vështirë të ushtronin të drejtën e votës. Sipas verifikimeve me kompjueter, rreth 500 votues ishin zhvendosur në lista nga një qendër votimi në një tjeter në disa qëndra votimi të qarkut Shkodër.

Votimi familjar

Sikundër në të shkuarën, votimi familjar vijoi të mbetet një problem shqetësues në shumë zona rurale. Megjithë ndërhyrjen e komisionerëve të PS, ky problem nuk u arrit të shmangej.

Votime familjare pati jo vetëm për shkak të votuesve, por edhe për shkak të presioneve dhe vendimeve të komisionerëve demokratë ku kishin shumicën. Pati raste si në Komunën Shalë, në Qendrën e votimit nr. 0116, ku komisionerët e Partisë Demokratike kërkuan me insistim që të votohej në grup. E njëjta situatë u shfaq edhe në Kukës, në ZAZ 34 dhe në fshatin Bele të Komunës Zapot. Në ZAZ 31 Kolonjë, në QV nr. 4058 Qafzez, votimi u bllokua sepse disa zgjedhës bënin presion që të votonin familjarisht.

Komisionerët, vëzhguesit e opozitës dhe presioni ndaj tyre para, gjatë dhe pas votimit.

Komisionierët e Partisë Socialiste u përballën me presione të ndryshme nga anëtarë dhe simpantizantë të Partisë Demokratike në disa qarqe. Ka patur raste të goditjes së anëtarëve të shtabeve elektorale, presioneve nga kandidatë ndaj komisionerëve, madje edhe përdorim të dhune ndaj tyre.

Në QV 0652, Kukës, KZAZ mori vendimin qe komisionerët e PS të largohen me forcen e policise.Â

Në Gjirokastër në QV nr. 4358 Rexhin të komunës Kurvelesh, sekretari i KQV-së, përfaqësues i PS-së, është goditur nga ana e anëtarit të KQV, përfaqesues i Partisë Republikane.

Ne QV 3325, Velabisht, kandidatja për deputete e PD-së Miranda Haxhia i ka bërë presion kryetarit të komisionit të PS-së, duke nderprere procesin e votimit për rreth një orë.

Në zonat periferike të qyteteve dhe në komuna, kandidatë për deputë dhe përfaqësues të administratës publike kanë tentuar të "blejnë" komisionerët e PS. Kështu, në disa qendra votimi si: Jorgucat, Dervician, Frashtan, Kakavie, Lunxheri, Pogon, Z. Spiro Ksera, prefekt dhe kandidat për deputet së bashku me përfaqësues të PD në qark, me Drejtorin e Tatimeve, KESH-it, dhe një pjese të administrates tatimore kanë tentuar intimidimin e komisionerëve të PS.

Në Qarkun Fier, në Qendrën e votimit 3052, z. Pëllumb Myrto, kryetari i komisionit, përfaqësues i Partisë Demokratike, i mbështtur nga një grup personash të armatosur, nën përdorimin e hapur të armëve, kanë kërcënuar me jetë anëtarët e opozitës në këtë komision. Ata kanë kërkuar largimin e tyre nga proçesi zgjedhor dhe nën kërcënimin e armëve kanë mbushur kutitë e votimit me vota në emër të Partisë Demokratike.

Në Qarku e Korçës, KZAZ 33 Devoll, në Qendrën e Votimit nr. 4001 të Komunës Miras, një banor, anëtar i Shtabit elektroal të PS-së, plagoset duke u goditur nga një makinë me targa të huaja.

Në Qarkun e Elbasanit, z. Aurel Bylykbashi dhe z. Luciano Boçi, kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike kanë hyrë në ambjentet e qendrave të votimit duke debatuar dhe konfliktuar me anëtarët dhe vëzhguesit e Partisë Socialiste dhe më pas edhe me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

Në Qarkun e Lezhës, në qendrën e votimit 0778, fshati Xhuxh i Fanit, komisionerët e Partisë Socialiste janë dhunuar fizikisht, duke shkaktuar edhe ndërprerjen përkohësisht të votimit.

Në KZAZ-në nr. 47 në QV-në nr. 1761 disa simpatizantë të PD-së kanë tentuar të futen në qendrën e votimit duke u bërë presion qytetarëve për të votuar për PD-në.

Në Qarkun e Tiranës, në Komunen Bërzhitë, komisioneri i Partisë Socialiste është kërcënuar me eliminim fizik nga një person, kërcënim i cili është bërë me anë të një bisede telefonike, ku dhe disponojmë numrin e telefonit të kërcënuesit.

Në Qarkun e Tiranës në Komunën Dajt në lagjen Tufinë, banorët dhe votuesit e kësaj zone mbrëmjen e datës 26 Qershorit janë kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme me të shtëna armësh dhe thirrje për eliminim fizik të atyre që nuk do të votojnë për Partinë Demokratike.

Presione mbi zgjedhësit nga përfaqësuesit e komunave dhe bashkive dhe kandidatët për deputetë dhe përfaqësues të bisneseve.

Në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Korçës ditën e votimit u vu re një presion shumë i madh. Drejtues të pushtetit vendor, të institucioneve vendore arsimore dhe mjekësore në Kukës kanë ushtruar presion në QV-te e komunave ndaj personave që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, administratës së bashkisë dhe institucioneve që varen nga Bashkia, duke i kërcënuar me largim nga puna, nëse PD nuk fitonte në qarkun e Kukësit.

Në qëndrën e votimit, nr. 3052, Komuna Ruzhdie, kryetari i PD ka ushtruar presion mbi numëruesin e PS, Z. Agim Shehu, inxhinjer në profesion deri me 30 qershor dhe i transferuar nga inxhinjer në punëtor të thjeshtë më datë 1 korrik 2009. Në komunat Ruzhdie, Siqec dhe Strum, disa prej komisionerëve të PS, policia rrugore u vendosi të nesërmen e përfundimit të procesit zgjedhor gjoba ekstreme nga 35 000- 60 000 lek dhe heqje patente.

Në administratën e ALB. SH Patos është bërë presion i hapur për të votuar PD, ne rast te kundert të gjithë punonjësit do të humbisnin punën.

Drejtori i DAR, njëkohësisht Kryetari i PD, Kukës, Kryetari i Bashkisë, Kukës, Drejtori DRSKSH-se, drejtori i Spitalit Rajonal Kukes, Drejtori i Sigurimeve Shoqerore kanë ushtruar presion ne QV-te e komunave Zapod dhe Shishtavec.

Në bashkinë Kukës, Kryetari i Bashkise ka ushtruar presion tek të gjithë personat qe trajtoheshin me ndihmë ekonomike.

Kryetari i PD, njëkohesisht drejtor i Drejtorise Arsimore Kukës, ka ushtruar presion në të gjitha QV e Bashkisë Kukes, tek arsimtaret e të gjithë rrethit duke i kercenuar me largim nga puna nëse nuk fitonte PD.

Drejtori i Spitalit Kukës, ka mbledhur me urdhër administratën duke e detyruar te merrte pjese ne takimet elektorale të PD, duke lene spitalin pa personel shendetsor, njekohesisht u është bërë presion duke u thënë se nëse nuk do të votonin PD ditën e Hënë do largoheshin nga puna.

Kryetaret e komunave përfaqësues të PD, kanë ushtruar presion nëpërmjet ndihmës ekonomike ku me flagrantja eshte komuna Topojan e cila e ka shpërndarë ndihmën ekonomike ditën e shtunë, Komuna Kalis nuk e shperndau ndihmën ekonomike ne formë presioni dhe në pritje të rezultatave të zgjedhjeve.Â

Në Qytetin e Elbasanit, Komuna Pajovë, z. Albert Kreci, kryetari i Komunës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka shëtitur armatosur me pistoletë në mënyrë demonstrative në qendrat e votimit.

Në Qarkun e Tiranës, në qendrat e votimit Nr. 579 dhe 579/1, Kamëz, kryetari i Bashkisë, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka lëvizur nëpër disa qendra votimi, duke bërë presione dhe kërcënime ndaj komisionerëve.

Në Qarkun e Korçës në Komunën Mollaj, kryetari i kësaj komune ka kërcënuar zgjedhësit për të votuar për Partinë Demokratike.

Në Qarkun e Tiranës z. Gent Strazimiri, Zëvëndës-ministër i Brendshem dhe z. Aldo Bumçi, kanë lëvizur në qendra votimi duke bërë presion ndaj komisionerëve dhe zgjedhësve.

Në KZAZ nr.47, në shkollën "Hasan Prishtina", ku ndodheshin 10 qendra votimi, këshilltartja e kryeministrit, znj. Suzana Guxholli dhe drejtoresha e poliklinikës nr.3, të shoqëruara me një grup të kosniderueshëm njerëzish të grumbulluar në oborrin e shkollës u bënë presion zgjedhësve për të votuar Partinë Demokratike.

Në Qarkun e Tiranës në KZAZ 56, grupe simpatizantësh të Partisë Demokratike dhe kanë bërë presione mbi komisionerët dhe votuesit.

Në Tiranë, në Njësinë Bashkiake Nr.4, z. Agim Berisha, militant i Partisë Demokratike vazhdimisht ka ushtruar presion ndaj zgjedhësve për të votuar Patinë Demokratike.

Qendra 2814, komuna Dushk,  ka raportuar votimin me kupona dhe jo me kartë identiteti ose pashaportë.

Në Pukë, ne komunën Blerim, punonjesi i ndihmës ekonomike vinte me makinë në të gjitha takimet e kandidatit të PS, duke marrë shënim emrat e pjesëmarresve dhe nuk hezitonte t'u telefononte edhe gjatë takimit dhe t'i kërcënonte se do i ndërpriste ndihmën ekonomike.

Punonjesve të arsimit me kontrate provizore në Pukë u është dërguar shkresë duke u treguar se jeni provizore dhe mund te largoheni nga puna në shtator, nëse nuk fiton Partia Demokratike dhe ata nuk punojnë për këtë gjë.

Infermieret e të gjitha komunave dhe të Spitalit Puke janë urdheruar të shkojne në takim me Jozefina Topallin në Shkoder, duke organizuar edhe transportin me 3 autobuza, dhe duke i kercenuar se po nuk shkuan do të pushohen nga puna.

Punonjesit e Ndermarrjes Pyjore Pukë, por edhe te ndermarrjeve te tjera, nuk jane lejuar te shkojne ne takimet e kandidatit socialist, duke i kërcenuar me heqje nga puna, dhe pas zgjedhjeve jane larguar 4-5 persona.

Votimi në institucionet e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve të tjera penale

Në burgjet që ndodhen në Krujë dhe Fushë Krujë, rreth 90% e të dënuarve votuan për PD, falë presionit dhe premtimeve të bëra më parë për leje dhe lehtësira, si lirime me kusht, ulje dënimi etj. Numri i votuesve në këtë burgje ishte më i lartë se numri i fletëve të votimit.

Policia e shtetit në zgjedhje

Punonjës të policise së shtetit kanë lejuar të hyjnë dhe të qëndrojnë në ambjentet e votimit ose të numërimit, persona të pautorizuar, që njiheshin në zonë ose ishin përfaqësues të lartë të administratës publike. Në Qarkun e Tiranës, në qendrat e votimit 1862 dhe 1862/1 në Kombinat, Policia e Shtetit në kundërshtim me ligjin ka nxjerrë nga të dy qendrat e votimit vëzhguesit e Partisë Socialiste duke ushtruar dhunë mbi ta.

Emigrantët dhe votimi në emër të tyre

Një fenomen i përhapur gjerësisht ditën e votimit ishte tentativa për të votuar në emër të emgrantëve që nuk kishin mundësi të ushtronin të drejtën e votës pasi ishin jashtë shtetit. Në Komunën Bytyc, Tropojë, është votuar me parregullsi dhe në vend të emigrantëve kanë votuar të tjerë persona. Kështu në emër të dy djemve të Demali Nezes që janë në emigracion në Mbretërinë e Bashkuar, kanë votuar persona të tjerë. Në qëndrën 3052, Patos, qarku i Fierit, kryetari i Komisionit dhe 3-4 persona të tjerë, përfaqësues i PD, votuan disa herë për pjesëtarët e famijes së tyre që nuk ndodhen në Shqipëri.

PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE

Kushtet dhe infrastuktura e vendeve të numërit të votave

Ambjentet e miratura nga KQZ me propozim të prefektit të qarkut shpeshherë nuk ishin aspak të përshtatshme për zhvillimin normal të procesit të numërimit. Rastet e Paskuqanit, Bushatit, etj, ndonëse të konstestuara nga opozita, u miratuan nga KQZ në kundërshtim me ligjin, i cili kërkon që ato të ngrihen në ndërtesa publike dhe me hapësira dhe ndriçim të mjaftueshëm.

Problematika e numërimit të votave

Pothuaje në të gjitha KZAZ-të, procesi i numërimit të votave filloi me vonesë, në orët e para të mëngjesit të datës 29 .09.2009. Në disa raste një kuti u numërua për 9 orë dhe nuk u respektuan kritere të njëjta për shpalljen e një vote të pavlefshme. Shume vota të PS u deklaruan të pavlefshme vetëm për faktin se ishte rrethuar numri 33 ose ishte vënë një kryq në rrjeshtin ku ishte shkruar Partia Socialiste. Pra, vullneti i votuesit ishte i qartë dhe ai nuk u vlerësua.

Veprime të të dërguarve të KQZ-së në KZAZ

Partia Socialiste ka denoncuar në vijimësi të procesit zgjedhor se KQZ nuk ka luajtur rolin e saj të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. KQZ tentoi të zëvendësojë rolin e saj të përcaktuar në ligj si arbitër i zgjedhjeve, me rolin e palës së njëanshme në proces. Jo vetëm KQZ por edhe të deleguarit e saj në KZAZ nuk kanë kryer detyrat siç duhet madje kanë shkelur rëndë ligjin dhe shpërdoruar detyrën. Juristi i KQZ-se Lorenc Danaj, ngarkuar për të ndjekur procesin në zonën e Shushicës, ka votuar në çdo QV pa dokument identiteti, pa pranuar të vërë shenjën e bojës te gishti duke pretenduar se ishte i dërguar i KQZ-së.Â

PROCESI I ANKIMIMIT DHE ROLI I KQZ-SË

Në momentet që u pa qartë se në disa KZAZ procesi i numërimit u denigrua në mënyre të pakthyeshme, atehere KQZ u kujtua të ndërhynte në proces. Kjo ndërhyrje në vend që të ndihmonte në përfundimin e procesit e futi atë përfundimisht në qorrsokak. KQZ me vendimet e veta krijoi një problematikë të pakthyeshme.

Në vijim të këtyre qëndrimeve, KQZ nëpërmjet zëdhënësit të vet nxitoi të jepte një rezultat paraprak për qarkun e Fierit. Pa mbaruar procesi, KQZ ndau mandatet në këtë Qark dhe nxori një rezultat për të gjithë vendin, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Veprime të tilla të KQZ dëshmojnë për një varësi tërrësisht politike të saj, aspak profesionale dhe që vepron në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Bazuar në parashikimet e nenit 138/3 dy anëtarë të KQZ-së paraqitën kërkesën për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në qarkun e Beratit, Shkodrës dhe në disa KZAZ të Tiranës. Megjithëse Kodi Zgjedhor përcakton në mënyrë të qartë se në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara, KQZ-ja nuk i është bindur këtij detyrimi. Ky vendim ka qënë tërësisht arbitrar dhe i marrë nën trysninë e PD, e cila ishte kategorikisht kundër hapjes së kutive, madje përfaqësuesi i PD në KQZ kërcënoi haptazi anëtarët e KQZ të propozuar nga opozita se do kërkonte shkarkimin e tyre nëse plotesonin një kërkesë të tillë.

FUND

KOMENTE