Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër në SHBA, gjenden shtatë persona të vrarë në një shtëpi
English

Masakër në SHBA, gjenden shtatë persona të vrarë në një shtëpi

Amerikë, 30 gusht NOA - Gjenden shtatë persona të vdekur dhe dy të plagosur në një shtëpi të lëvizshme në një park në Burnswick, Georgia rreth 113 kilometra në jug të Savannah.

"Janë shtatë persona të vdekur dhe dy të plagosur rëndë që u gjetën sot " ka thënë një dëshmitare për departamentin e policisë.

Mjeku ligjor i vendit po punon për identifikimin e viktimave.

Ndërsa autoritetet policore kanë nisur investigimet për zbardhjen e kësaj vrasjeje të shumëfishtë.

Togeri David O'Neal i cili po merret me hetimin e çështjes ka thënë "morëm një telefonatë të shkurtër mbas orës 8:00 të mëngjesit, sipas të cilit janë gjetur shumë persona të vdekur në një shtëpi e lëvizshme".

Për momentin policia nuk disponon detaje sesi kanë vdekur personat ose sesi ka ndodhur mekanizmi i ngjarjes.

Por sidoqoftë policia thotë "ata janë qëlluar me armë".

Sipas policisë pritet përmirësimi i shëndetit të dy personave të plagosur për të dëgjuar rrëfimet e tyre rreth kësaj masakre.

k.k/NOA

KOMENTE