Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një tjetër i infektuar nga gripi i derrave, shkon në 30 numri i të prekurve në vend
English

Një tjetër i infektuar nga gripi i derrave, shkon në 30 numri i të prekurve në vend

Tiranë, 31 gusht NOA - Shkon në 30 numri i të prekurve nga gripi i derrave në vend.

Rasti i fundit që ka rrumbullakosur në 30 rastet e të infektuarve nga virusi A/H1N1, është konfirmuar ditën e sotme nga Instituti i Shëndetit Publik.

Një burrë i paraqitur pak ditë më parë në spitalin "Nënë Tereza" kishte shfaqur simptomat e njëjta me ato të gripit të derrit duke detyruar mjekët të marrin kampione për t'iu nënshtruar analizave në laboratorët e Bukureshtit në Rumani.

Përgjigjja e analizave kanë treguar sot se pacienti ishte infektuar me virusin A/H1N1, duke e çuar në 30 numrin e të prekurve nga gripi i derrave në vend, ndërsa dyshohet për disa të tjerë.

Mësohet se gjendja e të sëmurit nuk paraqitet e rëndë dhe ai po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

k.k/NOA

KOMENTE