English

Operacioni "Blendi" prangos tre persona, shfrytëzonin një vajzë për prostitucion

Tiranë, 31 gusht, NOA -Â Shfrytëzonin prej kohësh një vajzë për qëllime prostitucioni në mjediset e një hoteli, por pas operacionit të koduar me emrin "Blendi" është mundësuar kapja e tyre.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një femër, që të tre të cilësuar si bashkëpunëtorë në shfrytëzimin për prostitucion me qëllim përfitimi për një periudhë kohe që i kanë bërë vajzës me iniciale A. S. në hotel "Blendi" në rrugën "Frederik Shiroka" të kryeqytetit.

Të ndaluarit janë Pëllumb Prendi, 40 vjeç, lindur në Pukë e banues në Tiranë e A.S., 17 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Paskuqan 2 dhe bashkë me ta është ndaluar edhe Monika Miçani, 49-vjeçare, banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 27 000 lekë dhe 3 telefona celularë. Materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit", "Mbajtje ambjentesh për prostitucion" si dhe "Ushtrim prostitucioni" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE